Lajmet   Lajmet   Një grup studentësh nga Estonia qëndruan në Mitrovicë

Një grup studentësh nga Estonia qëndruan në Mitrovicë - 14 maj 2017

 
 
unnamed-(34).jpg
Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur një grup stdentësh nga Estonia, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë për nj vizitë studimore. Studentët nga Estonia janë nga qyteti Tartu dhe vijojnë studimet në Universitetin  e këtij qyteti që mbanë po të njëjtin emër
 
 Studentët estonez para se të takohen me  nënkryetarin, kanë vizituar pjesën veriore të qytetit, si dhe urën kryesore  mbi lumin Ibër.
Në takim me nënkryetarin Mujka, ata janë intersuar për situatën politike, të sigurisë dhe atë ekonomiko-sociale në komunë, si dhe për Kombinatin “Trepça”.
 
Nënkryetari Mujka ju ka thënë studentëve estonez, se Mitrovica ka dalë nga lufta e fundit si qyteti më i shkatërruar ën Kosovë dhe se edhe pas lufte ka pas probleme jashtëzakonisht të mëdha politiek e të sigurisë, ndërkohë që ekonomia e saj deri para dtri vitet e fundit ka qenë ën gjendje të mjerueshme.
Mirëpo, ka shtuar ai  në vazhdim, gjatë dy –tri viteve ët fundit, në Mitrovicë kanë ndodhur kthesa pozitive, falë angazhimit të strukturave të reja drejtuese në komunë dhe si rezultat i punëve të mira që janë bërë, sot Mitrovica është një ndër qytetet më të sigurta ne Kosovë dhe me një situatë të qetë politike.
 
“Me ardhjen në krye të komunës të kryetarit aktual Agim Bahtiri, janë shënuar kthesa pozitive në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Kthesa pozitive ka pas edhe sa i përket zhvillimit ekonomik, pasi që këtu është krijuar Zona e LIrë Industriale, kanë filluar të vijnë investitorë të jashtëm dhe ka filluar ndërtimi i fabrika prodhuese, siç është ajo e kërpudhave. Tani janë krijuar kushte dhe mundësi për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik në të ardhmen”, tha ai.
 
Nënkryetari Mujka ju ka folur studentëve nga estonia edhe për Kombinatin “Trepça”, duke thënë se ai ka qenë dikur një gjigant që ka ndihmuar zhvillimin e Mitrovicës he të Kosovës.
 
“Trepça para lufte ka qenë krahu më i fortë i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës e Kosovës. Pas lufte ai u vu nënë administrimin e AKP-së dhe ngeci ën zhvillimin e saj, sepse përveç aktivizimit të Minierës së Stantërgut, sektorët tjerë ët saj nuk u aktivizuan pothuaj fare. Mirëpo, së fundi situata ka ndryshuar, sepse “Trepça” tani është Kompani që menaxhohet nga vendorët dhe pritet një zhvillim më i hovshëm i saj, gjë që do të ndikoj pozitivisht në rrjedhat ekonomike të Komunës hde të Kosovës”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka
 

RSS

Sign in