Lajmet   Lajmet   Njoftim

Njoftim - 12 maj 2017

 Llogo-komuna_e_mitrovices-(1).jpg Komisioni Komunal për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në zbatim të dispozitave të Rregullores Komunale Nr. 04/2011 Për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat dhe vendbanimet urbane, dhe të përgjegjësive të marra me Vendim të Kuvendit të Komunës, në mbledhjen e mbajtur më dt. 11.05.2017, duke pasur parasysh situatën e krijuar pas Vendimit të Presidentit për shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës, rishqyrtoi edhe njëherë Vendimin Nr. 02-060/01-0018744/17-25 dt. 02.05.2017 për caktimin e takimeve publike që do të zhvillohen në lagjet dhe fshatrat për periudhën kohore prej 15.05.2017 deri më 26.05.2017. Komisioni vendosi që të anulohet ky vendim dhe konform këtij vendimi shtyhen për afat të pacaktuar të gjitha tubimet publike që do të duhej të zhvilloheshin gjatë kësaj periudhe.  

 Konform vendimit të Komisionit shtyhen takimet në fshatrat si në vijim: 
 
 
- Kçiq i Madh
- Frashër i Vogël
- Frashër i Madh
- Kodër/Cërrnushë
- Tunel i Parë
- Rekë
- Kutlloc
- Stanterg 
- Trepçë
- Rahovë e Epërme
- Rahovë e Ulët
- Lisicë
- Mazhiq  
- Trepçali  
- Tërstenë 
- Rashan
- Melenicë
- Vllahi/Zijaqë 
- Zabërxhë/Maxherë
- Bare
- Vidishiq 
- Selac  
- Kaçandoll
- Bajgorë/Kovaçicë  
 
Komisioni vendosi që takimet në fshatrat e lartcekura të mbahen duke filluar nga java e katërt e muajit qershor. 
Banorët e fshatrave do të njoftohen për tubimet për zgjedhjen e këshillave dhe kryetarëve të fshatrave dy javë para mbajtjes së tubimit siç parashihet me nenin 5 të Rregullores Komunale Nr. 04/2011 Për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat dhe vendbanimet urbane
 

RSS

Sign in