Lajmet   Lajmet   Njoftim - Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës - Seanca e 44

Njoftim - Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës - Seanca e 44 - 17 maj 2017

Llogo-komona.jpg
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0038022/17 dt. 16.05.2017
Mitrovicë
 
 
Në zbatim të nenit 43, paragrafi 1, dhe nenit 44, paragrafët: 1 dhe 2, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 30, paragrafi 8, dhe nenit 33, paragrafi 6, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 3, paragrafët: 3, 7 dhe 8, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 25.05.2017: 
 
 
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 44
 
Mbledhja do të ketë këtë:
 
REND DITE:
 
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Propozim-vendim për plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0021602/17-8 dt. 30.03.2017
3. Propozim-vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane
4. Propozim-vendim për miratim të Planit të Integritetit për vitet 2017-2019 
5. Raport mbi planifikimin dhe realizimin e mbjelljeve pranverore
6. Raport i ZKKK-së për periudhën janar-mars 2017
7. Pyetje dhe përgjigje
 
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
 
 
 
Mitrovicë                                                  Kryesuesi i Kuvendit
                       __________________
                                                                                      Bislim IMERI 
 

Të bashkangjitur keni materialin e Kuvendi të Komunës - Seanca e 44 
linku :
 http://kk.rks-gov.net/mitrovice/Municipality/Assembly/Materialet-e-Mbledhjeve-te-Kuvendit.aspx (kliko)

RSS

Sign in