Lajmet   Lajmet   QA”Montessori” me projekt konkret për hapjen e një çerdheje në Mitrovicë

QA”Montessori” me projekt konkret për hapjen e një çerdheje në Mitrovicë - 05 janar 2018

26197938_376933992758671_4327897642895464431_o.jpgKryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesin e Qendrës Arsimore “Montessori” nga Wiesbadeni i Gjermanisë, Ulrich Mann, i cili para kryetarit Bahtiri ka prezantuar modelin e një çerdheje që do të ndërtohet në Mitrovicë.
Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e QA“Montessori” nga Gjermania për interesimin e tyre të treguar që të investojnë ne institucionet parashkollore në qytetin e Mitrovicës duke mundësuar kështu që gjeneratat e reja të edukohen në frymë e kushte evropiane.
 
Ulrich Mann nga QA“Montessori”, po ashtu falënderoi kryetarin Bahtiri për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur ndërtimin dhe funksionimin e një çerdheje në Mitrovicë.
 
“Institucioni ynë ka shtrirje në shumë vende të botës dhe modeli modern i kësaj çerdhe është realizuar nga ekspertë të kësaj fushe. Ne do të bëjmë përpjekje për të gjetur donatorë të ndryshëm për realizimin e këtij qëllimi sepse jemi të njoftuar që mundësit buxhetore te komunës janë të kufizuara”, i tha ai kryetarit Bahtiri.
 
Të dy palët u dakorduan që fillimisht të sigurohen mjetet financiare për realizimin e këtij projekti, pastaj komuna do të filloj procedurat për dhënien e tokës në shfrytëzim.
 
Prioritet i Komunës së Mitrovicës është një arsim cilësor dhe ndërtimi i objekteve moderne shkollore, pasi investimi në edukimin e fëmijëve është garanci për të ardhmen e vendit tonë.

 

RSS

Sign in