Lajmet   Lajmet   Telegram ngushëllimi i kryetarit Bahtiri për familjen Dragajri

Telegram ngushëllimi i kryetarit Bahtiri për familjen Dragajri - 14 maj 2017

 z_1444661060-411238.jpg
Me rastin e vdekjes së veteranit e ish komandnatit të UÇK-së, Shaban Dragaj, kryetari i komunës Agim Bahtiri përmes një teelgrami ka ngushëllua familjen Dragaj
 
'Me pikëllim e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, veteranit e komandnatit të UÇK-së, bashkëqytetarit tonë shumë të nderuar e të respektuar, Shaban Dragaj. Në emrin tim, të bashkëunëtorëve të mi dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta”, thotë fillimisht në telegramn e tij kryetari Bahtiri.
 
Në vazhdim kryetari Bahtiri thotë se shkuarja në amshim e njeriut që ka dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe në ndërtimin e saj pas lufte, është një humbje e madhe jo vetëm familjarët e të ndjerit, por edhe për tërë qytetin e Mitrovicës e më gjerë.
 
“Me Shabanin kam pas një bashkëpunim të mirë në interes të qytetit të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj. Tak ai kam vërejtur përkushtimin e jashtëzakonshëm indvidual e isntitucional për tejkalimin e pasojave të luftës dhe ndërtimin e një jete sa më të mirë për qytetarët. Gëzonte një respekt të madh tek të jgithë ata që e kanë njohur, prandaj ju lutem që t’i keni këto paarsysh, në mënyrë që dhembjen dhe pëikëllimin e thellë t’i tejkaloni mekrenari dhe sa më lehtë që është e mundur”, thotë kryetari Bahtiri.
 
“Jam i bindur se për veprat, sakrificën dhe e luftën e drejtë që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e popullit të ti, Zoti i plotëfuqishëm do ta shpërblej me parajsë”, pwrfundon telegrami i kryetarit Bahtiri.  
 

RSS

Sign in