Funksionimi i Kuvendit Komunal

                                                   

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë, këshilltarët  të cilit  zgjedhen, në mënyrë të drejtpërdrejt, nga qytetarët, në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale.

Të gjithë qytetarët e Komunës, mund të kandidohen për këshilltarë në Kuvendin e Komunës, me kusht, që ata t’i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin për Zgjedhjet Lokale.

Mandati i çdo këshilltari të Kuvendit të Komunës, verifikohet, nga Komisioni për verifikimin e mandateve, që themelohet, nga Kuvendi i Komunës, para nënshkrimit të mandatit, nga secili këshilltarë.

Të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës, duhet ta japin dhe nënshkruajnë betimin solemn si në vijim:
“Betohem (ose deklaroj solemnisht), se do t’i kryej detyrat dhe autorizimet e mia, me nderë, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit, si këshilltarë i Kuvendit të Komunës së Kamenicës, në mënyrë, që të sigurohen, kushte për jetë të qetë, për të gjithë”.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin, ose mandatin në pajtim me paragrafet 3 dhe 4, të këtij neni, brenda një muaji, pas certifikimit të rezultateve, të zgjedhjeve, pushojnë, të jenë këshilltarë.