Qyteti


 

Novobërda është Komunë me popullatë të përzier Shqiptare, Serbe, Turke dhe Rome. Është në lindje të Kosovës dhe kufizohet me Prishtinën në Veri,Lipjanin në Perendim, Gjilanin në Jug dhe Kamenicën në Lindje.
Një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë-Gjilan, e përshkon komunën tonë në fshatin Llabjan, aty është edhe udhëkryqi dhe rruga e asfaltuar deri në qendrën komunale të Novobërdës. Novobërda lidhet edhe me dy rrugë të tjera të asfaltuara me Gjilanin dhe me një rrugë të rendit të dytë me Kamenicën. Terreni i komunës është kryesisht kodrinoro-malor në një lartësi prej 1246 m, pra ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit dimëror.
Popullsia
Komuna e Novobërdës ka rreth 9670 banorë,prej tyre rreth 60% janë serb,39% shqiptarë dhe 1% romë.
Arsimi
Ne komunën e Novobërdës ofrohet vetëm arsimi fillor (5 shkolla zyrtare dhe 6 institucione paralele) dhe një shkolle e mesme në fshatin Bostan qe ofron arsimim vetëm ne gjuhen shqipe. Shumë prej fëmijëve te komunitetit Shqiptar duhet te udhëtojnë në komunat e tjera për te vazhduar arsimin e mëtutjeshëm, kryesisht në Prishtinë ose Gjilan. Mungesa e arsimimit te mesëm shkakton një problem shumë të madh për nxënësit ne komunën e Novobërdës. Në tri shkolla fillore me nga dy klasë mësojnë fëmije te komunitetit Serb dhe Rome. Shkolla ne Prekovc ka një klasë për fëmijët para-shkollorë. Nxënësit e komunitetit Serb dhe Rome ndjekin sistemin paralel shkollor.
Ekonomia 
Të ardhurat ne këtë komune vijnë nga puna me autoritetet publike, prej sistemit të arsimit, prej shërbimeve shëndetësore ose FSK. Gjithashtu, shume banorë merren me bujqësi dhe me biznese te vogla.