Njoftim - 17 mars 2017

logo.jpgLogo-us-department.png

 
Udhëzuesit e Skemës së Grantit Rural të Përbashkët

 

 

Udhëzuesit e Skemës së Grantit Rural të Përbashkët

Byroja e Popullsisë, Refugjatëve, dhe Migracionit e DepartamentitAmerikan të Shtetit, përmes partnerit tësaj implementues Këshillit Danez për Refugjatëështë krenar të shpallë thirrje për aplikim për grante për Skemën e Grantit Rural të Përbashkët, i cili synon të ndihmojë të kthyerit në komunën e Novobërdës.

 

Përshkrimi i skemës së grantit

 

Skema e Grantit Rural të Përbashkët synon të mbështes propozimet bujqësore që ndihmojnë grupet e të kthyerve dhe komunitetin pranues/përfitues të përmirësojnë ri-integrimin social dhe ekonomik të të kthyerve në Kosovë. Grantet janë në dispozicion për të mbështetur propozimet të cilat mbulojnë aktivitetet e mëposhtme bujqësore:

§  Prodhimi i mjedrës dhe marketingu

§  Vjelja dhe përpunimi i Produkteve Pyjore Jo-Drusore

§  Kultivimi i bimeve aromatike dhe mjekesore: Origano

§  Prodhimi i rakise dhe brendimi/marketingu

§  Përpunimi i frutave dhe brendimi i produkteve/marketing

Shuma totale e granteve

§  Shuma maksimale në dispozicion e grantit(granteve) në komunën e Novobërdësështë 30,000 Dollarë, ekuivalent në Euro (përafërsisht 28,400 EURO)

§  Nuk ka shumë minimale të përcaktuar për grantin e dhënë.

Kriteret për Aplikues

§  Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë të përbashkët (si grup);

§  Çdo grant i përbashkët duhet të përmbajë së paku 70% të kthyer, të cilët janë kthyer nga viti 2010 e tutje;

§  Grupet e përbashkëta të të kthyerve mund të bëhen partner me familjet e komunitetit pranues/përfitues apo bizneset e regjistruara;

§  Secili aplikacion duhet të mbështes drejtpërdrejt së paku 10 familje.

Grantet do të mbulojnë:

§  Blerjen e makinerisë dhe pajisjeve

§  Blerjen e lëndës së parë dhe asaj të konsumit

§  Promovimin dhe brendimin e aktiviteteve bujqësore

§  Blerjen e materialeve për renovim apo ndërtim të hapësirave të nevojshme për implementimin e aktiviteteve bujqësore

                                                      

Granti nuk mbulon shpenzimet lidhur me pagat, qiranë dhe pajisjete dorës së dytë. DRC do të sigurojë të gjitha materialet apo pajisjet në emër të aplikuesve të suksesshëm bazuar në propozimet e tyre.

 

Kriteret e Grantit:

Grantet do të jepen në bazë të prioriteteve në vazhdim:

§  Fizibilitetit dhe Qëndrueshmërisë së Biznesit

§  Propozimet prej të cilave përfitojnënumër më i madh i familjeve

§  Propozimet prej të cilave përfitojnëpersonate pambrojtur duke përfshirë gra, persona me nevoja të veçanta dhe të rinj

§  Propozimet që ofrojnë 10% bashkë-financim nga përfituesit ose Komuna

Procesi i aplikimit:

Për të ndihmuar me procesin e aplikimit, 2 takime informuese dhe takime për shkrimin e propozimeve për biznese do të mbahen. Format e aplikimit do të jenë në dispozicion në takime dhe përmes ZKK-së.

Sesioni informues dhe trajnimi 1

Data: 21 Mars 2017

Ora: 10:00

Vendi:Ndërtesa e Komunës Salla e TakimeveNovobërdë

Sesioni informues dhe trajnimi 2

Data: 28 Mars 2017

Ora: 10:00

Lokacioni: Ndërtesa e Komunës Salla e TakimeveNovobërdë

Aplikuesit e interesuar fuqishëm rekomandohen të marrin pjesë në këto sesione.

 

Afati i dorëzimit të aplikacioneve

Data: 4 Prill 2017

Ora: 15:00

Lokacion:Zyra e ZKK, Ndërtesa e Komunës Novobërdë

Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën Serbe, Shqipe apo Angleze, tek zyra e ZKK.  Aplikacionet duhet të jenë të kompletuara dhe dokumentacioni mbështetës duhet të jetë i bashkangjitur, në mënyrë që të merret parasysh më tutje. Aplikacionet duhet të jenë të mbyllura në njëkovertë dhe tamarrin letrën e konfirmimit të dorëzimit të dorëzuar nga ZKK.

Njoftimi i dhënies së grantit

Prill 2017

Aplikuesit do të njoftohen për dhënien e grantit me shkrim dhe do t’i nënshtrohen një procedure të verifikimit para shpërndarjes së grantit.

 

 

Lajmet   Njoftim

RSS

Sign in