Documents

  Dokumenti X
 
 
 


Në Komunënë e Novobërdës në kuadër të Drejtorisë dhe Mirëqenjes Sociale ekziston dhe Qendra për punë Sociale e cila kryen këto shërbime:
 
Para se të paraqitni kërkesën ,ju duhët të dini se ndihmat sociale ipen për familje në bazë të Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale Nr. 2003/15 në Kosovë.
Sipas këtij Ligji Familja përkufizohët si :një grup individësh që jetojnë bashkë nën kulm dhe që bashkarisht ndajnë shpenzimet e jetesës dhe përbëhet prej paraqitësit të kërkesës,bashëshortit/es ose partnerit/es,prindërve dhe fëmijëve (përfshirë fëmijët e birësuar /bijësuar,në strehim familjarë apo të njërit partëner).
Familja juaj nuk duhët të ketë më shume se 0.5 ha tokë,nuk duhët të ketë të ardhura dhe duhët të plotësoj kriteret për njërën prej dy kategorive.
 
Në kategorin e parë përfshihën familjet që kanë:
  • Personat mbi 18 vjeç me përherë të kufizuar dhe të pa aftë për punë
  • Përsonat mbi 65 vjeç
  • Kujdestarët e përherëshëm të përsonave me aftësi të kufizuar dhe mbi 65 vjeç
  • Përsonat në moshë 14 vjeç
  • Përsonat ndërmjet 15 dhe 18 vjeç që janë në shkollim të rregullt
  • Prindërit vetëushqyes me së paku një (1) fëmijë nën moshën 15 vjeç.
 
Në kategorin e dytë përfshihën:
  • Familjet me një anëtar të aftë pëe punë dhe
  • Me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç
  • Që kanë në përkujdesje të përherëshme një jëtim nën moshën 15 vjeç.
 
Nëse mendoni se familja juaj i plotëson kriteret më të lartë ju mund të paraqitni kërkesë në Qendrën për Punë Sociale në Komunën të cilën ju jetoni.
 
Kërkesës suaj për Ndihmë Sociale duhet tia bashkangjitni këto dokumente:
  • Letërnjoftim-për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshë 16 vjeqare
  • Certifikata e lindjes-për të gjithë anëtarët e familjes
  • Certifikata e vdekjes-për të dy prindërit e anëtarit jetim të familjes ose partnerit të prindit vetëushqyes
  • Deklaratat e punësisë-(a) për paraqitësin e kërkesës dhe anëtarët e familjes të moshave prej 18 deri në 65 vjeq të aftë për punë dhe/ose,(b) për anëtarët e familjes të moshave prej 15 deri 18 vjeq që nuk vijojnë rregullisht shkollën e mesme;
  • Certifikata e shkurorëzimit e prindit vetëushqyes në rast të shkëputjes së martesës;
  • Certifikata e mjekut për aftësin e kufizuar-të paraqitësit të kërkesës dhe/oseanëtarëve të familjes-nëse paraqitësi i kërkesës dhe/ose anëtari i familjes paraqesin kërkesën në baza të aftësisë përherë të kufizuar;
  • Certifikata e Kadastrës për tokë-e paraqitësit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes që janë 18 vjeq apo më tepër,këtu duhet të përfshihen gjithashtu detajet e prindërve të vdekur dhe/ose kujdestarëve;
  • Certifikata nga organi përkatës komunal për lartësinë e tatimit mbi pronë- e paraqitësit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes që janë 18 vjeq apo më të vjetër;këtu duhet të përfshihën gjithashtu detajet e prindërve të vdekur dhe/ose kujdestarëve;
  • Faturë për harxhimin e rrymës në vendbanimin ku jetoj.
  • Vërtetim nga Qendra për Punë Sociale e vendbanimit të përherëshëm fillestar-për personat e zhvendosur brendapërbrenda në të cilin thuhet se nuk marrin NS në atë komunë prej nga janë zhvendosur;
  • Certifikata e kurorëzimit për përsonat e martuar në familje,posaqërishtë për bashkëshortin (bashkëshortën)e paraqitësit të kërkesës,nëse ai person është I përfshirë në kërkesën e paraiqtur;
  • Certifikata e shkollën-për paraqitësin e kërkesës dhe anëtarët e familjes të moshave prej 15 deri 18 vjeq dhe vijojnë shkollimin e rregullt;
  • Leja e qarkullimit dhe sigurimit për automjetin motorik-që shfrytëzohet nga familja vetëm për nevoja shtëpijake.
 
Nëse ekziston arsyeja do të kërkohen edhe dokumente tjera.
Mos harroni: Se ju mund të paraqitni kërkesë vetëm nëse të gjithë anëtarët e familjes suaj janë banorë të përherëshëm të Republikës së Kosovës dhe kanë dokumentacionin e lëshuar nga Republika e Kosovës.
Duhët të keni parasyshë-Qendra për Punë Sociale do të bëjë vizitë në shtëpit TUAJ.
Në rast të paraqitjes së të dhënave jot ë vërteta JU do të sanksionoheni sipas Ligjit
 
Përveq ndihmës Sociale Shtëpia e Socialit ofron dhe qështje të tjera Sociale.
Fëmijët që ndeshën me Ligj,dhuna në familje,ndarja e bashkëshortëve,fëmijnë e lënë pas dore,gjithashtu kem qasje me shtëpin e të moshuarve se nëse ka raste që nuk përkujdesen familjarët mund të lajmërohen në shtëpin e Socialit dhe Shtëpija e Socialit do të ndërrmer hapa të më tutjeshëm,gjithashtu shtëpija e Socialit ka qasje dhe me Institutin Shëndetësor Mental në Shtime,po ashtu fëmijët të cilët janë me afëtësi të
kufizuara prej 1 deri 18 vjeq përkrahën familjet e këtyre fëmijëve me një pagë mujore prej 100 euro.

Në objektin e komunës së Novobërdës po ashtu gjindet dhe zyra për Pension dhe Beneficion
 
Aplikimi për pension bëhet në këtë mënyrë:
Personi duhet të jetë i moshës 65 vjeqar duhet të ketë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ,pasi të kompleton këto dokumente pastaj i vjen vendim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale që ka hyrë në sistem për pension.
Personi duhet të lajmërohet çdo gjashtë muaj për me dëshmua që është gjallë.
Personat të cilët aplikojnë për pension invalidorë duhet të sjellin dëshminë e mjekut dhe raporte mjekësore të cilat dëshmoj që është invalid edhe nese nuk i ka 65 vjeç pensioni invalidorë i takon.