Mirësevini në Obiliq



Faqja e Obiliqit do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Lajme

Nënkryetari Sallova priti komandantin e ri të LMT-së, KFOR-it finlandez
15 maj 2012

Në një takim përshëndetës të ndërrimit të komandës së LMT (Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim) të KFOR-it për regjionin e Prishtinës,nënkryetari I komunës Hajrullah Sallova priti komandantin e ri Heikki Kuula dhe përcolli komandantin në largim të këtij ekipi ,Kaj Malmivaara

Nënkryetari Sallova  I njoftoi të pranishmit me aktivitetet komunale,projektet që janë në zbatim e sipër,me gjendjen e mirë të sigurisë,integrimin e të gjitha komuniteteve,transparencën komunale,hapjen dhe bashkëpunimin me qytetarë pa dallim etnie.Me theks të vacantë potencoi bashkëpunimin e mirë me KFOR-in në shumë aspekte,të cilët gjithmonë janë mirëpritur dhe kanë bashkëpunuar me organet komunale.


më shumë...

ART-ja përmes përfaqësuesve të saj u takua
15 maj 2012

Në kuadër të përmirësimit të dialogut ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal përmes procesit të planifikimit gjjithëpërfshirës, kryetari Krasniqi  priti ART-në gjegjësisht përfaqësuesit të saj për të ofruar ndihmën në zbatimin e këtij procesi që do ta përmirësonte mjedisin e komuniteteve në përmbushjen e nevojave dhe prioriteteve të tyre në lë lokalitete të caktuara të komunës.Ky program I ofruar nga ART-ja do të zbatohet përmes UNDP-së.

Fillimisht kryetari Krasniqi njofti mysafirët me gjendjen aktuale të komunës,vështirësitë buxhetore,zhvillimet në investime ,trajtimin e minoriteteve dhe klimën e volitshme për jetë të qetë të të gjithë qytetarëve.Kryetari ofroi ndihmën permes njësive të caktuara,  të cilat do të punojnë me ART-në.ART-ja punon në baza regjionale dhe fillimisht mbledhja e të dhënave,identifikimit të tyre do të bëjnë edhe ekspertizat.


më shumë...

NJOFTIM PUBLIK
08 maj 2012

NJOFTIM PUBLIK

 

Njoftohen qytetarët,përfaqësuesit e shoqërisë civile,gazetarët,përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin Komunal se kanë mundësinë që të shtrojnë pyetje dhe të ngritin çështje për diskutim në debatin “Jeta në Komunë”me Kryetarin e Komunës-Mehmet Krasniqi.

Këtë debat paszgjedhor e organizon Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese(BIRN),i cili do të emetohet gjatë muajve në vijim në RTK.

Debati do të organizohet më dt.10 maj 2012, nga ora 16:00 në lokalet e SHFMU”Pandeli Sotiri” në Obiliq.

Debati ka për qëllim diskutimin e çështjeve dhe premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të komunës në zgjedhjet  lokale 2009/2010.


më shumë...

Hartohet Programi për barazi gjinore –Vizioni për një komunë të barabartë
25 prill 2012

Zyrtarja për barazi gjinore,Ganimete Aliu së bashku me gratë delegate të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe atyre të Fushë Kosovës përmes një seminari të organizuar në Durrës, hartuan Programin për barazi gjinore që është më se i nevojshëm për komunat e Kosovës.Ky program fillon së zbatuari pas lobimit që do ta bëjnë gratë delegate në kuvendet komunale dhe  rekomandimit e miratimit në kuvendet gjegjëse.

Programi do të jetë i mbështetur në katër shtylla kryesore: Vizioni për  një komunë të barabartë, Shërbime dhe veprimtari të barabartë për të gjithë qytetarët, Të gjithë të barabarta pa dallim gjinie dhe  Partitë politike dhe gratë.


më shumë...

 

Hyrja


Aplikimi Online


riatdhesimi.jpg
 




Gjendja e rende me motin ne komunen e Obiliqit

Ju keni një version të vjetër të Adobe's Flash Player. Merre Flash player .

Lajmet e fundit

Telefona me rëndësi

  
   

Email Qeveritar

email_logo1.jpg