Komuna

Komuna ka emblemën dhe flamurin. Simbolet nuk duhet t'iu pёrngjajnё simboleve tё shteteve tjera apo komunave tё Republikёs sё Kosovёs apo jashtë saj.
Pёrmbajtja, përdorimi dhe ndryshimi i emblemës dhe flamurit,do tё përcaktohen me vendim tё posa
çёm tё Kuvendit tё komunës nё pajtim me ligjin.
Simbolet miratohen me dy tё tretat(2/3) e votimit tё kuvendit tё komunës,pas konsultimit publik gjithёpёrfshirёs.
Asnjë subjekt dhe person tjetër përveç Komunës nuk mund ta përdorë emblemën dhe shenjat komunale apo simbolet pa autorizim paraprak të dhënë nga organet kompetente komunale.
Brenda territorit të saj Komuna ushtron përgjegjësitë të cilat nuk i janë rezervuar shprehimisht me ligj institucioneve qendrore.

Territori i komunës është përcaktuar në Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave.
Komuna e Obiliqit është e përbërë prej këtyre fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane:
Bakshi,Baimofc, Breznicë, Cërkvena Vodicë, Dobrosellë, Grabofc i Epërm, Hamidi, Hade,Kryshefc, Llazarevë, Leshkoshiq, Mazgit, Milloshevë, Obiliq, Plemetin, Raskovë, Sibofc, Shipitullë.