Historiku i Shoqates se shkrimtareve Fahri Fazliu

HISTORIKU I SHKURTËR PËR SHOQATEN e
SHKRIMTARËVE “FAHRI FAZLIU’’

Shoqata e Shkrimtarëve”Fahri Fazliu”në Kastriot(ish Obiliq) dikur si grup
letrar”Lulëkuqet e Kosovës” që vepronte në kuadër të Shtëpisë së kulturës në Kastriot
(ish Obiliq) e pati filluar veprimtarinë letrare në rrethana të jashtëzakonshme e të rënda
politike në kohën kur rrezikohej zhbërja e qenies sonë kombëtare në të ashtuquajtur
Jugosllavi dhe për të vazhduar veprimtarinë letrare në vitet të stuhishme,d.m.th në vitet
e nëntëdhjeta të shekullit që sapo e lamë pas, në kohën kur okupatori serb po mbyllte
një nga një institucionet e ndryshme të kohës, midis të parave, ato të kulturës dhe të
informimit. Ishte koha kur duhej të reagonim për t’i mbrojtur ato institucione dhe, siç
dihet, e vetmja mundësi për këtë ishte krijimi i institucioneve tona paralele. Në fillim si
grup letrar që nga 7 shtatori i vitit 1990 (atëherë në kuadër të SHKA ”Rruga e lirisë”),
për t’u pavarësuar më vonë në Klub letrar (me 28 nëntor 1993)që u pagëzua me emrin
e dëshmorit të kombit Fahri Fazliu, i cili kishte rënë heroikisht bashkë me shokun e tij
Afrim Zhitia, më 2 nëntor 1989, në një përleshje të pabarabartë me forcat policore
jugosllave dhe me gjakun e tyre shënuan epopenë e lavdishme në Kodër të Diellit në
Prishtinë. Martirizimi i Fahri Fazliut nuk qe i vetmi motiv që u përcaktuam për këtë
emër, sepse Fahriu kishte punuar në Kastriot (ish-Obiliq) dhe ishte marrë edhe me
shkrime letrare. Pas luftës, Shtëpia e Kulturës vazhdoi punen në gjallërimin e
veprimtarisë kulturore deri me 9 maj 2011 dhe pas mbylljes së Shtëpisë së Kulturës
Klubi letrar u shëndërrua në Shoqatë dhe u regjistrua me 23 qershor 2010 në
Ministrinë e Administratës Publike të Kosovës përkatësisht në Depatamentin e
regjistrimit dhe të ndërlidhjes së OJQ-ve në bazë të nenit 9 të ligjit Nr.03/L-134 për lirinë
e Asocimit në Shoqatë jo qeveritare në Republiken e Kosovës.

Struktura organizative dhe veprimtaria
e Shoqatës së Shkrimtarëve“Fahri Fazliu”
në Kastriot

Struktura organizative Shoqatës së Shkrimtarëve“Fahri Fazliu” është përbërë nga këto
organet drejtuese si : Kuvendi(anëtarësia), Kryesia e Shoqatës e përbërë prej pesë
anëtarëve: Bedri Neziri, kryetar, AdemZaplluzha, Nënkryetar, Ismail Simnica,Sekretar
dhe dy anëtarë të kryesisë së Shoqatës: Hamdi Tasholli dhe Shqipe Mjekiqi.
Shoqata e Shkrimtarëve”Fahri Fazliu” në gjirinë vet tubon të gjithë krijuesit letrar të këtij
mjedisi e më gjerë dhe me veprimtarinë e vet mëton ta organizojë dhe ta mbajë aktive
krijimtarinë letrare e kulturore .
Kjo Shoqatë synon që edhe në të ardhmen ta japë ndihmësen e vet në ruajtjen,
kultivimin dhe pasurimin e vlerave kulturore. Me organizimin e manifestimeve letrare
(siç është Ora e madhe letrare – tradicionale në përvjetorët e rënies së dëshmorëve të
kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia) tribunave,mbrëmjeve përkujtimore , promovime të
librave të autorëve të ndryshem dhe do të bashkëpunojë me krijuesit e rinjë. Përveç
veprimtarisë letrare kujdes të veçantë do t’i kushtojmë bashkëpunimit me anëtarët e
Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe shoqatat simotra të OJQ-ve të tjera në komunë
dhe regjion . Ndërkaq me sigurimin e mjeteve materiale në të ardhmen pritet të dalë në
dritë Revista letrare e Shoqatës ku përmes kësaj reviste opinioni ka mundësi të njihet
me afër më krijimtarinë e begatshme të anëtarëve të Shoqatës së shkrimtarëve për
sukseset e arritura në fushën e letërsisë dhe në lëmit tjera të kulturës në mjedisin tonë
e më gjerë

Bibliotekat në komunën e Obiliqit
            Një nga mjetet më të mira për ta çmuar një vend është edhe gjendja e shkollave dhe bibliotekave.Profesori Hasan Mekuli gjatë ligjëratave me studentë(1985)thoshte se në shkollat ku nxënësit lexojnë më shumë, ka më pak ngatërresa mes tyre.Kur në klasë do të analizoni një vepër të lexuar edhe nxënësit që nuk e kanë lexuar do të bëhen kureshtarë, do të dëgjojnë, do të bëjnë pyetje, ose-ose më pas do ta kërkojnë nga shokët a shoqet që ta huazojnë librin për ta lexuar.Mësimdhënësi i mirë i shtyn nxënësit të lexojnë, jo vetëm lektyrat shkollore, por edhe vepra të tjera, sepse veç nga leximi fitohet dija dhe kultura . Ai ka lënë një porosi për lexuesit në bibiloteka : “Kurrë mos ua merrni librave parathëniet ose pasthëniet se ato i plagosni rëndë “ .
       Duke shkruar për këtë temë më doli para një skenë e hidhur që është ngulitur në mendjen time. Ishte shkurti i vitit 1992, kalova kah SHMT“Nikolla Tesalla “në Obiliq, ku kisha edhe kujtimet e paharruara si maturante dhe si mësimdhënëse. Një vit më parë nga kjo shkollë, serbët kishin përzënë nga bankat e shkollës 1786 nxënës shqiptarë me 62 paralele bashkë me 106 profesorë . Në fillim nuk u besova as syve të mi.U shtanga kur pashë te një kontejner, duke u djegur librat shqip nga biblioteka e shkollës .E mora në dorë një libër të tymosur e pak të djegur. Ishte “Gjenerali i ushtrisë së vdekur “ e Ismail Kadaresë,i cili në faqen e parë kishte vulën e shkollës.Menjëherë m’u kujta një fjali e shkrimtarit të njohur gjerma Henrik Hajne(poet,dramaturg dhe eseist) : ”Atje ku digjen librat, në fund digjen edhe njerëzit “ .Për fat të keq, pas 6-7 viteve kështu ndodhi në Kosovë edhe në vendbanimet e komunës sonë, në Milloshevë e Dardhishtë, ku i dogjën edhe fëmijët në shtëpinë e tyre. Edhe romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur “ që e pata rujtur si dëshmitar , ishte djegur bashkë me një pjesë të bibliotekës sime në fshatin Lajthishtë, në fillim të majit të vitit 1999.
       Pas luftë në bibliotekat shkollore te: “Pandeli Sotiri “ në Obiliq,SHMTP“Hasan Tahsini “në Obiliq, “Liria “ në Milloshevë dhe biblioteka e qytetit në Obiliq janë ruajtur edhe librat në gjuhën serbe dhe ato disa ua janë dhënë shkollave serbe , ndërsa një pjesë e tyre janë në rafte bashkë me librat shqip.
     Në komunën tonë, në të gjitha shkollat amë , para luftës ka pasur biblioteka .Jeta e secilës syresh është histori në vete, sepse shumë nga ato përjetuan zullumin e okupatorit , edhe djegien , ashtu sikurse vetë populli, kush më heret e kush më vonë, kush më pak e kush më shumë.
       Sot, në komunën tonë, punojnë pesë biblioteka prej tyre shkollore janë në :SHMP”Hasan Tahsini “ në Obiliq , të cilën e përdorin edhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” , “Fazli Graiçevci “ në Hade ; “Lira “ në “Milloshevë, “Migjeni “ në Shipitullë dhe biblioteka në Breznicë. Nga të gjitha bibliotekt, ajo e qytetit që ka punuar në kuadër të KEK-ut ka pasur më shumë lexues , kryesisht nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta .Kjo bibliotekë që nga pranvera 2011 nuk punon , ngase KEK-u ka vendosur që punëtorët në ish Shtëpimë e Kulturës t`i sistemojë në KEK , ndërsa komuna nuk ka marrë asnjë punëtorë, ngase   nuk ka arritur marrëveshje me MKSR për pranimin e punëtorëve të rinj .
       Edhe pse libri është udhërryfues i diturisë dhe mrekullia më e madhe në rrugën drejt kulturës , në shoqërinë tonë ende nuk i kemi dhënë vendin që e meriton. Shumë nga njerëzit që e duan librin ende nuk kanë mundësi që ta kenë në bibliotekat e veta , por atë e patën kërkuar dhe gjetur nëpër biblioteka të qytetit apo të shkollave. Ne duhet t`i mësojmë brezat që të kujdesen më shumë për librin.Duhet të bëjë çmos që bile në bibliotekë t’i kemi edhe disa nga botimet e reja .
      Mospranimi i vendeve të punës për bibloteka, buxheti gjithnjë e më i vogël për culture, ka bërë që bibliotekat në komunën tonë mos të funksionojnë sipas ligjit për bibliotka .Ne kemi një rrjet krejt ndryshe nga ai i komunave tjera. Biblotekat janë pajisur me libra, jo sipas kërkesave të bibliotekarëve, por sipas mundësisë buxhetore që kishte Drejtoria për Arsim , Kulturë Rini dhe Sport. Mirëpo, një punë e mirë është bërë me krijimin e Drejtorisë për Kulture Rini dhe Sport (maj 2011) ,ku besoj se do të ndahen mjete më shumë për krijimin e rrjetit të ri të bibliotekave, në mënyrë që bibliotekaria mos të na mbetet në udhëkryq.
     Që nga viti 2000 nxënësit e shkollave “Pandeli Sotiri “ në Obiliq dhe “Migjeni “ në Sibovc presin t`u çelen dyert e bibliotkave ,të cilat janë mbyllur në mungesë të punëtorëve , ngase nuk u lejuan normat për këto vende pune .Bibliotekat e mbyllura i ngjajnë më shumë një trupi pa shpirt.Në qoftë se nuk ka mundësi që këto dy biblioteka të punojnë, e vetmja zgjidhje do të ishte që një bibliotekar lëvizës të punojë bile nga një ditë në këto biblioteka .
    Drejtoritë e Arsimit , Kulturës dhe shkollat duhet të gjejnë një rrugë ( përmes projkteve dhe aktiviteteve arsimore, kulturore )që nxënësit ta duan më shumë librin, në mënyrë që bibliotekat të kenë më shumë lexues .

Historik i shkurtër i Teatrit Amator të Qytetit të Obiliqit
Është themeluar më 1991 si grup I dramës në kuadër të SHKA”Rruga e lirisë”,ndërsa pas një viti kalon në trupë teatrore,emër të cilin e mban deri vitin….. kur shuhet në mungesë financimi.
 Realizimet:”Tokë e ndezur” nga Fahri Balliu(1992),”Mos më merrni në qafë”-Milazim Krasniqi(1995),”Gratë shqiptare nëpër shekuj”,dramatizim(2000),”Kampi I Bllacës” –Milazim Krasniqi (2000),”Rrëfimi I Lisit”,dramatizimi I poezive të Ndoc Paplekës(2001),”Vota e deputetit,sipas Kristo Floqit-adaptim(2003),”Bota e fëmijëve” dramë për fëmijë (2000),”Fluturimi me kanjusha”,dramatizim (2000),”Kësulkuqja për të rritur”nga Milazim Krasniqi(2003),”Hotel Kashta” nga Ymer Shkreli(2004),pjesë skenike :”Qëndresa”(dramatizim I poezive),Hëna prej letre”-Mehmet Kraja,”Homazh për dëshmorët”,drmatizime,skeçe humoristike etj.Dramatizimet:Miftar Mehana,Fatime Pllana dhe Lumnie Klinaku.
Teatri i Qytetit në vitin 2004 realizoi në gjuhën rome shfaqjen “Akrabaja” dhe në 2005 realizoi komedinë “Dona Lulia” të financuar nga SIDA.
Teatri I Qytetit në Festivalin e tetrove të Kosovës në Ferizaj është nderuar me këto çmime:Në vitin 2000 me “Kampin e Bllacës” mori çmimin “Martirët e Teatrit”;në vitin 2001,aktori Fatmir Bislimi me komedinë”Deputeti ynë” mori çmimin “Aktori më virtuoz”.
Suksesin më të madh Teatri I Qytetit e ka arritur me komedinë “Hotel Kashta” të Ymer Shkrelit,me të cilën mori pjesë në takimet e Teatrove të Kosvës në Fushë Kosovë(prej 04.05-11.05.2004) dhe në Festivalin e Teatrove të Kosovës në Ferizaj(prej 12.05-21.05.2004) ku nga Juria Profesionale fitoi pesë çmime”çmimin e dytë-Plaketën e argjendtë”,çmimin e parë për skenografi(Ramadan çunaku),çmimin për aktorin më të mire veteran(Rexhep Dedinca),çmimin “Matej Sereçi” Fatmir Bislimit dhe çmimin për tekstin më të mire të inskenuar në festival.
 
Klubi figurativ “Kolë Idromeno”
Klubi figurativ “Kolë Idromeno” mban emrin e piktorit,arkitektit dhe fotografit të shquar shqiptar.Ky klub është formuar në vitin 2003 me iniciativën e Departamnetit për Arsim dhe Shkencë-Sektori për Kulturë.Në fillim ka pasur 30 anëtarë,me të cilët kanë punuar në dy grupe dy piktorë akademikë,Rrustem Gashi dhe i ndjeri Xhevdet Krasniqi,të cilët edhe kanë qenë mësimdhënës të lëndës së Kulturës figurative.Më vonë grupit I kanë mbetur vetëm 15 anëtarë,të moshës 13-18 vjeç,të cilët mbesin të rregullt me aktivitetet e tyre.
Kuvendi Komunal me buxhetin e ndarë për sektorin e kultures e ka mbështetur këtë klub me pesë projekte.Deri më tashti Klubi ka ekspozuar 5 ekspozita garuese,një shitëse,ndërsa për festat e ndryshme kanë shfaqur 8 ekspozita.Anëtarët e këtij klubi herëpasherë begatojnë jetën kulturore duke ekzpozuar punime të ndryshme me rastin e festave të ndryshme komunale e shtetërore,nga edhe marrin shpërblime e mirënjohje të shumta.