Historiku i Komunës


 

 

Komuna e Obiliqit ka qenë territor i veçantë qysh gjatë kohës së sundimit turk.Diku nga  viti 1873 njihet si qendër gjeostrategjike e Rrafshit të Kosovës.Me parë Obiliqi quhej Globoder.Në vitn 1912 emërohet Obiliq.Statusin e komunës e kishte  gjithashtu pas Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore,deri ne vitin 1962,kur përfshihet në kuadër të komunës së Prishtinës.Më 27 nëntor 1989 prapë konstituohet si Komunë. Më 20.12.1999,me vendim të Këshilli Komunal,është formuar Komisioni për Emërtimin e Vendbanimeve,me të cilin vendim qyteti i Obiliqit emërohet në Kastriot.