Lajmet   Dënohët akti i grafiteve në shkollën fillore në Plemetin

Dënohët akti i grafiteve në shkollën fillore në Plemetin - 21 prill 2017

P1240310.JPG

 Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ftoj në takim Komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, Nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviç dhe Shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhanqiç.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e grafiteve që persona ende të pa identifikuar i kanë shkruajtur në shkollën fillore në fshatin Plemetin.

Të gjithë akterët e këtij takimi, e dënuan këtë akt, duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë  tonë.

Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.

 

RSS

Sign in