Lajmet   Komuna e Obiliqit organizoi “Marshin Multietnik”

Komuna e Obiliqit organizoi “Marshin Multietnik” - 19 maj 2017

18601399_10212589494837381_180568169_n.jpg

 Me sloganin “Të ndryshojmë botën me duart tona”,  sot Komuna e Obiliqit ka organizuar “Marshin Multietnik”, që ka për qëllim promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve të gjashtë komunave.

Shtegu për nga Sheshi “Aziz Zhilivoda”,  deri në fshatin Grabovc përkatësisht tek “Guri i Plakës”,  i priu i  pari i Obiliqit, Xhafer Gashi që të kalojë 16 kilometra rrugë për të arritur tek caku.

Ky marsh ishte për të promovuar jetën e përbashkët në multietnicitet.

Kryetari Xhafer Gashi me këtë rast tha se ky 16-kilometërsh ka për qëllim promovimin e multietnicitetit dhe se komuna e Obiliqit është lidere për bashkëjetesë në paqe me komunitetet.

“Përmes këtij marshi synojnë të përçojmë mesazhin për paqe dhe jetesë të përbashkët ndërmjet të gjitha komuniteteve në këtë komunë, por edhe në tërë vendin”, tha ai.

Kryetari Gashi ka falënderuar institucionet e sigurisë, ndihmën e shpejtë, Drejtorinë e Kulturës në komunën e Obiliqit për këtë organizim, i cili sipas tij, ka dhënë mesazh për paqe dhe ndryshim të jetës në komunitet.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, e lavdëroi Komunën e Obiliqit për këtë nismë.

“Kjo është një ditë e mirë. Është mirë që të rinjtë të njohin njëri-tjetrin dhe të respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.. Falënderoj kryetarin Gashi për këtë marsh. Çdo herë do të kujtojmë se kjo nismë ka filluar në Obiliq”, ka thënë ai.

Ky marsh filloi nga qendra e qytetit dhe përfundoi në fshatin Grabovc.

 18578981_10212589495517398_574759124_n.jpg 18579236_10212589495437396_1648096595_n.jpg 18578693_10212589494797380_730097709_n.jpg 18600673_10212589499997510_44873184_n.jpg 18554370_10212589517237941_1688039609_n.jpg18579289_10212589493757354_1252507038_n-(1).jpg

RSS

Sign in