Lajmet   Konkurs letrar per poezi

Konkurs letrar per poezi - 05 nëntor 2010

 
 
 
       Shoqata e shkrimtarëve”Fahri Fazliu”në Kastriot
                         Shpall konkurs letrar për poezi
 
 
 
Shoqata e Shkrimtarëve”Fahri Fazliu” në Kastriot shpall konkursin letrar për poezi për ta shënuar 20-vjetorin e veprimtarisë dhe nxitjen e krijimtarisë letrare.Për këtë gjini letrare është paraparë të jepen tri shpërblime: shpërblimi i parë 100 €, i dyti 80 € dhe i treti 70 €.
      Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë krijuesit që krijojnë në gjuhën shqipe . Të interesuarit krijimet e tyre mund t’i dorëzojnë në zyrën e Shoqatës së Shkrimtarëve”Fahri Fazliu”, përkatësisht në Qendrën e Kulturës në Kastriot, me shenjën për konkursin letrar të instuticionit të lartëpërmendur, më së largu deri me 15.11.2010.
     Krijimet duhet të jenë të shtypura në kompjuter, në tri kopje dhe të nënshkruara me shifër.Me kopjen e katërt dëshmohet autorësia.Ndërkaq, rezultatet e këtij konkursi letrar do të shpallen më 26.11.2010, në ora 16:00, kur parashihet të mbahet manifestimi,kushtuar 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve ”Fahri Fazliu” .Manifestimi do të mbahet në Qendren e Kulturës në Kastriot.
                                                    Kryetari i SHSH”Fahri Fazliu”
     Bedri Neziri
 

 

RSS

Sign in