Bazuar në Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, neni 13.5, pika b dhe neni 32.4 , Drejtoria për Arsim më 30.06.2011 për vitin shkollor 2011-2012 shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
SHFMU “Pandeli Sotiri “në Obiliq, Plemetin,Mazgit i Epërm dhe Mazgit i Poshtëm
- Katër mësuese klase:një në Obiliq, një në Plemetin dhe dy në Mazgit të Poshtëm
- Pesë arsimtarë të gjuhës angleze , njëri me 16 orë nëpër paralele të ndara
SHFMU “Liria “ Milloshevë
1. Një mësuese klase
- Dy arsimtarë të gjuhës angleze, njëri me 12 orë
- Një arsimtar të edukatës muzikore me 11 orë
SHFMU“Migjeni” në Sibovc, Shipitullë dhe Grabovc
- Dy mësuese klase në Shipitullë
- Një arsimtar për gjuhë angleze në Shipitullë
- Një arsimtar për kulturë muzikore me 4 orë në Sibovc dhe 4 orë në Shipitullë
SHFMU“Fazli Graiçevci “ Hade, Lajthishtë dhe Palaj
- Një mësuese klase në Hade
- Tre arsimtarë të gjuhës angleze, njëri me 10 orë
- Një arsimtar të edukatës muzikore me 10 orë
SHFMU “Naim Frashëri” Breznicë dhe Kozaricë
- Tre mësues klase në Kozaricë
- Një arsimtar për gjuhë angleze me 18 orë në Kozaricë
- Një arsimtar për matematikë me12 orë ë në Kozaricë
- Një arsimtar për edukatë arti figurativ me 8 orë
- Një arsimtar për edukatë muzikore me 8 orë
SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë
1. Një arsimtar për gjuhë angleze me 18 orë
SHMLPT”Hasan Tahsini” në Obiliq
1. Dy profesorë për gjuhë angleze, njëri me 18 orë
2. Katër profesorë të matematikës , njëri me 17 orë
3 . Dy profesorë të informatikës
4. Dy profesorë të TIK-ut
5. Tre inxhinierë për telekomunikacion
Gjimnazi ”17 Shkurti ” në Obiliq
1. Dy profesorë për gjuhë angleze , njëri me 8 orë
2. Një profesor të matematikë
Kushtet:Për të gjitha vendet e punës në shkollat fillore të mesme të ulta, në shkollën e mesme të lartë profesionale dhe gjimnaz kërkohet kualifikimi profesional përkatës, sipas Ligjit mbi arsimin Fillor dhe të Mesëm në Republikën e Kosovës .
Kandidatët që konkurojnë për mësimdhënës duhet ta sjellin kopjen e diplomës së fakultetit, SHLP-së të vërtetuar, cerifikatën e lindjes, kopjen e letërnjoftimit dhe certifikatat e trajnimeve. Në mungesë të kandidatëve të kualifikuar merren parasysh kandidatët e pa kualifikuar të drejtimit përkatës arsimore .
Fletaplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë e Arsimit.Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë që nga dita e publikimit në gazetë.Intervistat do të mbahen në këtë drejtori sipas këtij orari :
· Data: 27.07.2011, ora 10:00, ”Pandeli Sotiri” në Obiliq
· Ora 14:00 “Liria “ në Milloshevë
· Data: 28.07.2011, ora 10:00 ”Migjeni” në Sibovc dhe ”Fazli Graiçevci” në Hade
· Ora 13:30 “Naim Frashëri”në Breznicë dhe “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë
· Data : 29.07.2011, ora 10:00”Hasan Tahsini” në Obiliq
· Ora : 14:00 Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq
Drejtori:Ismail Kurshumliu