Lajmet   Kryeministri, Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit

Kryeministri, Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit - 12 shtator 2017

21731294_302359533565470_8379920703109020287_n.jpg

 Në ditën e dytë të punës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit. Në takimin që zhvilloi me kryetarin, Xhafer Gashi dhe qytetarët e fshatrave Hade e Shipitullë, të cilët ishin duke protestuar para Komunës së Obiliqit, biseduan për gjetjen e rrugës për tejkalimin situatës së bllokuar si pasojë e mospajtimit të qytetarëve të këtyre fshatrave dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike rë Kosovës. Në këtë takim, Kryeministri premtoj që do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e tij, për të ardhur deri te zgjidhja e këtij problemi. Po ashtu, kërkoj që sonte nga ora 20:00, në hapësirat e KEK-ut, të mbahet takim urgjent në të cilin do të marrin pjesë Kryeministri me disa Ministra të kabinetit të tij, menaxhmenti i KEK-ut, Kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e këtyre dy fshatrave.Në këtë takim, pritet të zgjidhet problemi i stërzgjatur i banorëve të këtyre fshatrave, rrjedhimisht do t'i hapet rruga e e zgjerimit dhe funksionimit normal të KEK-ut.

 21728150_302359486898808_7148768766192076888_n.jpg 21740127_302359643565459_2089018314303833074_n.jpg 21740241_302359646898792_3919876825148701120_n.jpg 21761687_302359656898791_3280186882196063284_n.jpg

RSS

Sign in