Lajmet   Kryetari Gashi priti përfaqësues të KFOR-it

Kryetari Gashi priti përfaqësues të KFOR-it - 11 maj 2017

18448139_10212518809030280_198561401_n.jpg

 Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti sot përfaqësues të KFOR-it finlandez të përfaqësuar nga udhëheqësi i ri të kësaj komande, Tapani Kaiutio.

Tema për të cilën biseduan në këtë takim ishte çështja e sigurisë.

z Gashi i njoftoi ata për gjendjen e sigurisë në komunën e Obiliqit, për të cilën u tha se është stabile.

Gjithashtu, kryetari Gashi gjatë këtij takimi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it edhe për punët që janë bërë dhe janë duke u kryer në komunën e Obiliqit.

Përfaqësuesi i KFOR-it, Tapani Kaiutio e falënderoi kryetarin Gashi për pritjen që u bëri dhe i tha se janë në gjendje gatishmërie që ta ndihmojnë këtë komunë me të gjitha mundësitë që i ka KFOR-i.

 

RSS

Sign in