Lajmet   Kryetari i komunës, takoi ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës

Kryetari i komunës, takoi ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës - 13 shtator 2017

 21742880_302705493530874_110682122674161800_n.jpg

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Enver Grajqevci, takuan ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj.Kryetari, Xhafer Gashi, e uroi ministrin, Pal Lekaj, për marrjen e detyrës, po ashtu e njoftoi për zhvillimet në komunën e Obiliqit, me theks të veçantë gjendjen e rrugëve në këtë komunë.Ministri, Pal Lekaj, premtoi përkrahjen e tij dhe ministrisë që ai drejton për komunën e Obiliqit.Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që së shpejti të bëhet nënshkrimi e memorandumit ndërmjet Ministrisë dhe Komunës për asfaltimin e rrugëve në vlerë prej 300 mijë euro.

50 mijë euro nga kjo shumë, për këtë vit dhe 25O mijë euro për vitin 2018.

 

RSS

Sign in