Documents

 
 
 


Inspekcionet

Fushë veprimtaria
Fushat të cilat janë kompetencë e drejtorisë së Inspeksionit janë:     
           
•        inspektimi në sektorin e ndërtimit
•        inspektimi në lëmin e tregtisë
•        inspektimi në çështjet komunale
                  inspektim i komunikacionit;

 
1. Inspektimi i Drejtorisë në lëmin e ndërtimit orientohet kryesisht në:

 
•        inspektimin e ndërtimeve, instalimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve, shndërrimeve si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture, përjashtuar punët e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje  ndërtimi;
•        inspektimi i kushteve urbanistike-teknike;
•        inspektimi i dokumentacionit teknik ( projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimi i lejeve të përdorimit të objekteve;
•       mbikëqyrja e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje, përpilimi i procesverbaleve dhe dhënia e rregulloreve për ndërprerjen e punëve ndërtimore;
•        jep propozimin për marrjen e Rregullores për rrënim dhe konkluzionin për përmbarim të Rregullores;
•        ushtron fletëparaqitje, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtës dhe të ligjit penal;
•        inspekton kushtet dhe masat e sigurisë që kanë të bëjnë me sigurimin e objektit dhe të objekteve tjera përreth si dhe masat për sigurinë e komunikacionit përreth këtyre objekteve;
•        vërtetimi i dokumenteve burimore, të cilat investitori duhet t’i këtë në dispozicion në vend ndërtim, në përputhshmëri me ligjin;
•        përpilimi i procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, për respektimin ose mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe të materialit ndërtimor;
•        marrja e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko - procedurale.
 
2. Inspektimi në lëmin e tregtisë

•        bënë kontrollimin e objekteve tregtare, industriale dhe depove;
•        bënë kontrollimin e vendeve të punës dhe objektet tjera në të cilat produktet vihen në shërbim;
•        bënë organizime dhe kontrollime të rastit;
•        bënë kërkimin e të gjitha informatave të nevojshme në përputhje me ligjin dhe me aktet nënligjore të kësaj fushe;
•        bënë përcjelljen e çmimeve të artikujve, dhënien e bllokut paragon dhe të faturave të tregtisë me pakicë dhe shumicë;
•        bënë organizimin, kontrollimin dhe respektimit e orarit të punës nga bizneset afariste, kontrolli mbi të dhënat e prejardhjes së mallit, kontrolli i vulosjes (zhigosjes) së peshoreve, kontrollimi i librave tregtare të shit-blerjes;
•        bënë kontrollimin dhe respektimin e obligimit të subjekteve afariste për vendosjen e mbishkrimit të firmës në lokalet e tyre;
•        bënë përcjelljen e subjekteve afariste që kanë sjellje monopoliste, për të mos lejuar konkurrencën jo lojale në tregti;
•        Bënë konfiskimin e mallit, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të rregullores mbi tregtinë, në rastet kur: malli është pa dokumentacion përcjellës, pa faturë, pa fletë dërgesë, apo pa bllok paragon, pa numër të regjistrimit të biznesit dhe të blerësit, pa regjistrimin e faturës në librat e tregtisë dhe kur subjekti afarist nuk ka leje pune;
•        Bënë zbatimin e të gjitha masave ndëshkuese të parapara me ligj, të inkasojë mjetet nga dënimet e shqiptuara në vendin e ngjarjes, të ushtrojë fletëparaqitje për kundërvajtje, të ushtrojë edhe detyra tjera të parapara me ligj dhe me akte tjera nënligjore.
 
3. Inspektimi në lëmin komunal
 
•        Mbikëqyrin lidhjen pa leje në rrjetin e ujësjellësit publik nga ana e personave fizikë dhe juridikë, mbikëqyrin dhe parandalojnë keqpërdorimin e ujit të pijshëm për larjen e rrugëve, sipërfaqeve publike, autolarje, mbushjen e puseve, ujitjen e kopshteve etj.;
•        Mbikëqyrin lidhjen ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, mbikëqyrin ndërhyrjen (prerjen) e rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike;
-         mbikëqyrin mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe sipërfaqeve tjera publike, mbikëqyrin hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, mbikëqyrin zbrazjen pa leje të materialeve ( rërës, dheut, të materialit tjetër ndërtimor ) që pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve;
•        Mbikëqyrin ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste, ndalimin e shfrytëzimit ( vendosjes ) pa leje të hapësirave publike, mbikëqyrin vënien e mbishkrimeve, reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike ( WC-të );
•        Mbikëqyrin e vënies së panove dhe të reklamave;
•      
4. Inspektimi në lëmin të komunikacionit
 

 Mbikëqyrin zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit të mjeteve motorike në qarkullimin publik;
•        Mbikëqyrin kontrollimin dhe marrjen e masave të parapara ligjore kundër transporteve ilegale dhe të atyre që nuk respektojnë orarin e përcaktuar nga organi kompetent;
•        Kryejnë punë të tjera të ngjashme të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.