Mirësevini në Obiliq



Faqja e Obiliqit do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Lajmet e fundit

Sa jeni të kënaqur me shërbimet e Komunës Sa jeni të kënaqur me shërbimet e Komunës
 
 
 

logo1.bmp

            
 riatdhesimi-(1).jpg   
 


                             

 

 



Lajme

Komuna e Obiliqit nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit
14 qershor 2017

19190950_10212825074166717_1124269808_n.jpg

 Komuna e Obiliqit ka nderuar dëshmorët në Ditën e Çlirimit. Kryetari i komunës Xhafer Gashi me këtë rast tha se janë mirënjohës ndaj veprës së atyre që dhanë jetën, që sot qytetarët e Kosovës të jenë të lirë.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë që ndihmuan në çlirimin e vendit.

 

“Jemi shumë mirënjohës që lirisë sonë iu bashkuan edhe miqtë ndërkombëtar dhe ne sot jemi shumë mirënjohës ndaj sakrificës së atyre që dhanë jetën, që ne sot po e gëzojmë lirinë”, ka thënë kryetari Gashi.

Ndërsa, profesor Fetah Berisha, në fjalën e tij uroi që ditët në vijim të jenë edhe më të suksesshme se këto deri tash.

“Kam nderin që në emër të shkollës ‘Ibrahim Rugova’ të urojmë qytetarët e Obiliqit për Ditën e Çlirimit”, theksoi Berisha.

Në anën tjetër, nxënësit e kësaj shkolle i dhuruan kryetarit të Obiliqit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nderë të kësaj dite dhe kontributit që ai ka dhënë me pjesëmarrjen e tij në luftën çlirimtare.

Pas tubimit në Kuvendin Komunal, kryetari Gashi së bashku me asamblistë, shoqatat e dala nga lufta  e qytetarë të shumtë bënë homazhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve në qendër të Obiliqit.

Me një minutë heshtje, ata gjithashtu  nderuan veprën e komandantit Adem Jashari para bustit të tij te palestra e sporteve, e cila mbanë emrin e tij. Aktiviteti vazhdoi në gjithë territorin e Komunës së Obiliqit për t’i nderuar Dëshmoret dhe Martirët.

më shumë...

Përfunduan 4 km ndriçim në Obiliq - Mazgit dhe u ndezën 143 drita
07 qershor 2017

18920279_263483707453053_4726411389305712462_n.jpg

 Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me zëdhënësin e KEK-ut, Skender Bucolli , përuruan projektin e ndriçimit 4 kilometra në rrugën e fshatit Mazgit që e lidhe me Obiliqin dhe me magjistralen Prishtinë - Mitrovicë.

Kryetari Gashi në fjalën e tij tha se ky është vetëm projekti i dytë që përfundoi me KEK-un.

“Në vazhdim, së bashku me KEK-un e kemi në projekt ndërtimin e një parku, puna në të cilit ka fillu, si dhe shumë projekteve të tjera në të ardhmen”, tha kryetari Gashi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, e falënderoi kryetarin Gashi për bashkëpunim, duke thënë se ky është vetë përfundimi i dytë i projekti dhe se së shpejti do të fillojnë edhe projekte të tjera.

“Ne jemi zotuar që do t’i përmbushim të gjitha kërkesat e banorëve të Obiliqit”, tha z. Bucolli.

Ky projekt e ka vlerën e 40 mijë eurove.

më shumë...

Vazhdojnë investimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore
07 qershor 2017

18893439_263255914142499_7236594532086376084_n.jpg

 Sot Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ishte për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në ndërtimin e rrugëve "Fortesa" dhe "Koliqi" në fshatin Mazgit i Epërm. Përveç shtrimit me kubëza, në rrugën "Fortesa" përfshihet edhe shtrirja e rrjetit të kanalizimit, kurse në rrugën "Koliqi", përveç asfaltimit përfshihet edhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit.

më shumë...

Shënohet “1 Qershori”, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Komunën e Obiliqit
01 qershor 2017
 18928167_10212705996189842_276337151_n.jpg 

Për t’i dhënë gëzim dhe ngjyra plotw jetë ditës së tyre, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  në bashkëpunim me Shkollat e komunës tonë, Institucionin Parashkollor, Qendrën Rinore dhe OJQ-të organizuan një sërë aktivitetesh të larmishme për fëmijë.

Kryetari i komunës Xhafer Gashi takoi në sheshin “Aziz Zhilivoda” fëmijët e komunës së Obiliqit ku përshëndeti të gjithë, duke përcjellë urimet më të mira për ta.

“Në këtë ditë, urojmë çdo fëmijë të këtij vendi që gëzimi që ata ndjejnë sot në zemrat e tyre, të jetë një gëzim që do t’i shoqërojë gjithë jetën”.

Duke uruar më të mirën për gjithë fëmijët kudo që ata janë, kryetari Gashi shprehu bindjen e tij se ëndrrat më të bukura të tyre, do t’i bëjnë realitet.

më shumë...

 

Telefona me rëndësi

  
   

Hyrja


Aplikimi Online


riatdhesimi.jpg
 


 

httpwww.institutigap.orgspendingsobiliq2014#~obiliq
 


Draft-Statuti-(1).jpg

125.png
  

 

Fushatë kundër gjuhës së urrejtjes

Ju keni një version të vjetër të Adobe's Flash Player. Merre Flash player .