Mirësevini në Obiliq



Faqja e Obiliqit do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Lajmet e fundit

Sa jeni të kënaqur me shërbimet e Komunës Sa jeni të kënaqur me shërbimet e Komunës
 
 
 

logo1.bmp

            
 riatdhesimi-(1).jpg   
 


                             

 

 



Lajme

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, vizitoi komunën e Obiliqit
12 tetor 2017

 22406559_312777772523646_8414290813594527913_n.jpg

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Pal Lekaj takoi kryetarin e komunës, Xhafer Gashi.

Në këtë takim, kryetari, Xhafer Gashi e njoftoi ministrin Pal Lekaj me punët që janë duke u zhvilluar në Obiliq, me theks të veçantë ato në sferën e infrastrukturës rrugore. Kërkoi asfaltimin e disa rrugëve, tratimin e ujërave që lirohen nga autostrada "Ibrahim Rugova" dhe M-2, ndërhyrjen në nënkalimet në rrugën M-2 dhe ndërtimin e një mbikalimi. Nga ana tjetër ministri, Pal Lekaj, shprehi gatishmërinë e tij dhe ministrisë që ai drejton që të ndihmoi komunën në realizimin e projekteve në këtë fushë, në vlerë prej 3 milion euro. Po ashtu ministri Pal Lekaj shprehi përkrahjen e tij për propozimin e kryetarit për ndërtimin e "Sheshit të Obiliqit". Pas këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit vizituan punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e urës mbi lumin " Sitnica" dhe disa rrugë që do të ndërtohën vitin që vije, ato Palaj-Graboc, Lajthishtë-Plemetin etj.

më shumë...

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, vizitoi kompaninë "Kosova Thëngjilli"
29 shtator 2017

 22008282_307983593003064_4575307034893976110_n.jpg

Në këtë vizitë, kryetari, Xhafer Gashi, ishte i shoqëruar nga Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Rifillimi i punimeve në këtë kompani pas disa muajsh ndërprerje si pasojë e masmarrëveshjeve të mëhershme dhe funksionimi i saj, ishin arsyet e kësaj vizite.

Kryetari i komunës dhe këshilltari i kryeministrit, i uruan stafin drejtues dhe punëtorët për rifillimin e punimeve, gjithashtu përcollën mesazhin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, se të gjithë ata që janë të interesuar të punojnë, do ta kenë përkrahjen e tij dhe qeverisë që ai drejton.

më shumë...

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, vizitoi kompaninë "EVKO"
28 shtator 2017
 22050103_307685289699561_3046713343914388373_n.jpg

 

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, vizitoi kompaninë "EVKO", e cila është e specializuar në prodhimin dhe paketimin e artikujve ushqimor.

Në këtë vizitë, kryetari Xhafer Gashi, u interesua për kushtet dhe funksionimin e saj, po ashtu shprehi mbështetjen e komunës për këtë kompani.

Pronarët e saj i përgëzoi për punën që janë duke bërë dhe i falenderoi për kontributin që janë duke dhënë në sferën e zhvillimit ekonomik të vendit, me theks të veçant në punësimin e qytetarëve të komunës së Obiliqit.

më shumë...

Komuna e Obiliqit po bëhet E-Kiosku
27 shtator 2017

22007791_307359343065489_1942322978291693708_n.jpg

 Sot , u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të komunës së Obiliqit dhe CDF për implementimi e projekti modern të digjitalizimit të shërbime për qytetar E-Kiosku.

Qytetarët e Obiliqit shumë shpejt do të paisen me shërbime të gjendjes civile pa pasur nevoje të futen në sportele .Obiliqi drejtë modernizimit të shërbimeve elektronike në të gjitha segmentet e administratës .

Ky projekt është me bashkëfinancim ne mes të CDF-it dhe komunës së Obiliqit

më shumë...

 

Telefona me rëndësi

  
   

Hyrja


Aplikimi Online


riatdhesimi.jpg
 


 

httpwww.institutigap.orgspendingsobiliq2014#~obiliq
 


Draft-Statuti-(1).jpg

125.png
  

 

Fushatë kundër gjuhës së urrejtjes

Ju keni një version të vjetër të Adobe's Flash Player. Merre Flash player .