Lajmet   Njoftimet   Dita Zyrtare e Tolerancës Fetare - 21 Shtator

Dita Zyrtare e Tolerancës Fetare - 21 Shtator - 22 shtator 2017

 Në Komunën e Pejës është shënuar "Dita Zyrtare e Tolerancës  Fetare - 21 Shtatori"   me një varg aktivitetesh të përbashkëta me  institucionet  komunale dhe komunitetet fetare të Komunës së Pejës.

 
Në Komunën e Pejës është shënuar "Dita Zyrtare e Tolerancës  Fetare - 21 Shtatori"   me një varg aktivitetesh të përbashkëta me  institucionet  komunale dhe komunitetet fetare të Komunës së Pejës.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri  priti në takim prijësit e institucioneve fetare të Pejës, siç janë: Këshilli i Bashkësisë Islame-Imam Muhamed Mavraj, Kisha Katolike-Don Franë Sopi, Kisha  Ortodokse Serbe-Protojerej Stavrofor Randjrl Denic,  Bashkësia e Tarikateve-Shejh Ardian Juniku,  Bashkësia Ungjillore-Shyhrete Nikqi, Këshilli i Bashkësisë Islame - Departamenti i  Gruas-Pranvera Hoxha  dhe Kevsere Muka, po ashtu kanë qenë të pranishëm edhe pjesëmarrës të tjerë nga bashkësitë fetare dhe institucioneve të tjera, si dhe nga zyra rajonale e OSBE-së në Pejë.
 
Me këtë rast Kryetari Muhaxheri përshëndeti iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare dhe komunës dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare. 
 
Po ashtu, Kyetari falënderoj OSBE-në për
 mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në sferen e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës. 
 
Nga ana tjetër, prijësit fetar gjatë takimit përçuan mesazhe të tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në Komunë dhe falënderuan Kryetarin dhe zyrtarët e tjerë komunal për mbështetjen e ofruar në këtë drejtim.
 
Shënimi i "Ditës së Tolerancës  Fetare - 21 Shtatori" ka vazhduar  në sheshin e qytetit, ku të gjithë prijësit fetar, së bashku me Kryetarin  dhe me pjesëmarrje të  institucioneve të tjera relevante dhe shoqërisë civile, takuan qytetarët dhe shpërndan materiale promovuese për nder të kësaj dite. 
 
Atmosferën e kësaj ngjarje e shtoi edhe këndi i instaluar në sheshin e qytetit dhe angazhimi i grupeve  rinore, të cilët  shënuan së bashku këtë ditë.

RSS

Sign in