Lajmet   Njoftimet   Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës - 19 korrik 2017

 Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

 

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

Në këtë takim është bërë shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Raportin financiar vjetor të Komunës së Pejës për vitin përfundimtar me 31 dhjetor 2016.

Poashtu eshtë shqyrtuar  Raporti i Punës së Grupit të Grave të Kuvendit Komunal Pejë.

Propozimi i DÇPJ për korrigjim të gabimit teknik në Vendimin Nr.24/2017 të KK.Pejë, dt.30.06.2017, në vend të emrit “Hajde Alaj” duhet të jetë “Hala Ajdaj” me

nr.personal 1003617986 është aprovuar.

Është aprovuar Plani për Zhvillimin e Arsimit për periudhën 2018 -2022.

Në këtë takim është bërë njoftimi mbi Orarin e takimeve për Dëgjimet Publike rreth Planifikimit të Buxhetit 2018.

Poashtu eshtë bërë njoftimi mbi Rezultatin e testit kombëtar –Matura 2017 në nivel lokal.

Është formuar Komisioni për hartimin e Planit të punës së K.K.Pejë për vitin 2018.

Shqyrtimi i propozimit për shpalljen e datës “21 shtator” si ditë zyrtare komunale – Ditë e Tolerancës Fetare,është aprovuar për procedim.

           

U shtruan pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.


RSS

Sign in