Lajmet   Njoftimet   Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës - 13 shtator 2017

 Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

 

 

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

 

Në këtë takim është bërë shqyrtimi  dhe aprovimi i Draft – Buxhetit për vitin 2018.

Poashtu  është  aprovuar dhe proceduar per  Kuvend  Draft – Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2018.

Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Auditorit të përgjithshëm është aprovuar.

Propozim-Vendimi për  hartimin e Hartave Zonale të Komunës së Pejës, me Programin e Punës  për hartimin dhe menaxhimin e Hartave Zonale të Komunës është aprovuar për Kuvend.

Propozim –Vendimi për  hartimin  e  Planit Zhvillimor të Komunës së Pejës, me Programin e Punës për hartimin dhe menaxhimin e Planit Zhvillimor Komunal është aprovuar per Kuvend.

Draft-Plani i punës për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve nga abuzimet poashtu është aprovuar.

Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara në periudhën Janar – Qershor 2017 është prezantuar si raport informativ.

 

U shtruan pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

 

P.S – Ky ishte takimi i fundit i KPF-së i kësaj legjislature 2013-2017.


RSS

Sign in