Lajmet   Njoftimet   Komuna e Pejës në përkrahje të investimeve nga jashtë,këtë rast nderimin e fshatit Gjerman

Komuna e Pejës në përkrahje të investimeve nga jashtë,këtë rast nderimin e fshatit Gjerman - 20 gusht 2013

 Që Komuna e Pejës është e hapur dhe i mirëpret investimet nga jashtë,këtë e dëshmon edhe inaugurimi i sotëm që,Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e projektit të fshatit Gjerman nga Gjermania i bënë fillimit të punimeve të rrugës që dërgon në këtë fshat të quajtur “Tarracat me diell të Pejës”,që gjendet ne kodrat e Tabjeve në vazhdimësi me lagjen “Asllan Çeshme”.

Punimet e filluara sot këtu dëshmojnë vet se në komunën tonë ka zhvillim dhe jetë të garantuar për banorët e saj dhe për investitorët e interesuar siç është ky i tanishmi . Ne urojmë që këto punime që sot po fillojnë dhe ku presim të punësohen dhjetëra qytetarë të Pejës,të përfundojnë shpejt,ndërsa këtyre punëtorëve  u dëshirojmë mbarëvajtje, ka thënë ndër të tjera Kryetari Berisha.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e këtij projekti të ndërtimit të fshatit gjerman“Tarracat me diell të Pejës”, në Komunën e Pejës janë ndarë të kënaqur që u është dhënë mundësia e investimit në Kosovë, e në veçanti në Pejë. Ata prezantuan një ndërtim të nivelit të lartë,ku planifikohen të ndërtohen rreth 145 vila moderne me infrastrukturë komplete në një zonë prej rreth 10 hektarëve.

Ky projekt që përfshin ndërtimin e shtëpive, lokaleve,këndin e lojërave,ambulanten dhe objekteve tjera përcjellëse parashihet të përfundoj pas dy viteve. 

RSS

Sign in