Lajmet   Njoftimet   Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës - 28 korrik 2017

 Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 

Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 

Si Raport Informativ Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka prezantuar një Raport per investimet dhe mbi gjendjen ekonomiko – financiare në Komunën e Pejës,  në gjashtëmujorin e parë.

Poashtu si raport informativ është prezantuar Raporti i Auditimit për raportin financiar vjetor të Komunës së Pejës për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.        

Ne këtë takim është prezantuar edhe Raporti i Punës së Grupit të Grave të Kuvendit Komunal në Pejë.       

Propozimi i  DÇPJ-së për korrigjim të gabimit në Vendimin Nr.24/2017 të K.K.Pejë, dt.30.06.2017, për këmbim pronash, në vend të emrit “Hajde Alaj” duhet të jetë “Hala Ajdaj” me numër personal 1003617986,është aprovuar.        

Është bërë Shqyrtimi i Planit për Zhvillimin te Arsimit për periudhën 2018 -2022 i cili është aprovuar dhe shkon ne diskutim publik prej 14 ditësh.       

Drejtoria e Arsimit ka prezantuar njoftimin mbi rezultatin e testit kombëtar – Matura 2017 në nivel lokal i cili këtë vit ka rritje pozitive.      

Deputetet kanë formuar  Komisionin për hartimin e Planit të Punës së K.K.Pejë, për vitin 2018.        

Propozimi për shpalljen si ditë zyrtare komunale te datës “21 shtator – Ditë e Tolerancës Fetare” është aprovuar per procedim.

 

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës


RSS

Sign in