Lajmet   Njoftimet   Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës - 21 shtator 2017

  
Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 
 
Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.
 
Është bërë  shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Zhvillimin e Arsimit për periudhën 2018 -2022, pas procedurës së diskutimit publik.
Shqyrtimi i Draft – Buxhetit për vitin 2018,ngjalli diskutime dhe disa kundërshtime,i cili u aprovua me shumicë votash per procedim.
Poashtu është aprovuar edhe Draft – Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2018.
Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Auditorit të përgjithshëm është aprovuar.
Propozim –Vendimi për hartim të Hartave Zonale të Komunës së Pejës, me  Programin e Punës  për hartimin dhe menaxhimin e Hartave Zonale të Komunës,është aprovuar dhe shkon në diskutim publik.
Poashtu edhe Propozim –Vendimi për  hartimin  e  Planit Zhvillimor të Komunës së Pejës, me Programin e Punës për hartimin e menaxhimin e Planit Zhvillimor Komunal është aprovuar për diskutim publik.
Njëzëri është aprovuar Draft – Plani i punës për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve nga abuzimet.
Poashtu u diskutua si Raport Informativ edhe Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara në periudhën Janar – Qershor 2017.
Deputetet e miratuan edhe  Planin e Punës së Kuvendit Komunal në Pejë për vitin 2018.
 
Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës
 
Ky ishte takimi i fundit i Kuvendit të Komunës së Pejës ne legjislaturën 2013-2017

RSS

Sign in