Lajmet   Njoftimet   Njoftime nga KQZ

Njoftime nga KQZ - 06 shtator 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

 

ZGJEDHJET LOKALE

22 tetor 2017

PERIUDHA PËR NDËRRIMIN E QENDRAVE TË VOTIMIT 26 Korrik – 12 Shtator

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

 

Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e tyre, ose në ueb-faqen e KQZ-së  www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”.

 

Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë sqarime dhe përgjigje në pyetjet si:

 

  • A kam të drejtë të votoj?

Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe jeni nga mosha 18-vjeçare22 tetor 2017.

 

  • Ku duhet të votoj?

           Vizitoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh për t’u informuar se në cilën Qendër të Votimit ju mund të votoni.

 

  • Si ta ndërroj Qendrën e Votimit?

Për të ndërruar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh?”.

Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar që të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

 


RSS

Sign in