Lajmet   Njoftimet   Drejtoria për Administratë ne Komunën e Pejës ka mbajtur takim me përfaqësuesit e kulteve Fetare

Drejtoria për Administratë ne Komunën e Pejës ka mbajtur takim me përfaqësuesit e kulteve Fetare - 06 korrik 2017

Ky takim me përfaqësuesit e kulteve Fetare u inicua nga Drejtori i Administratës  z.Fatmir Asllani dhe ne mbështetjen e OSBE-së me qëllim te promovimit te tolerancës ndërfetare ne Komunën e Pejës,si dhe informimi mbi aktivitetet e grupit të grave pjesetare te konfeksioneve fetare.

Në këtë takim ishin prezent pothuaja të gjithë perfaqësuesit e kulteve fetare: Kryetari Bashkësisë Islame në Pejë , Prifti i Kishes Katolike , Pastori i Kishës Protestante ,përfaqësueset e komunitetit  musliman , perfaqësuesja e organizates "Briga " nga Gorazhdevci, perfaqësuesit nga OSBE-ja  dhe  zyrtarët nga Drejtoria e Administratës Komunale në Pejë.

Nga ky takim si rekomandim i perbashkët doli propozimi i Drejtorit të Administratës që data 21 Shtator të shenohet si ditë zyrtare për promovimin e tolerancës fetare ne Komunën e Pejës.

Kjo Kërkesë do të procedohet në ekzekutiv dhe legjislativ per procedim dhe miratim zyrtar.

RSS

Sign in