Regjistrimi i Bizneseve

 

Qendra Komunale e Bizneseve në Pejë, ka filluar punën në vitin 2010, në kuadër të bashkëpunimit në mes komunës së Pejës dhe Agjencionit për regjistrimin e bizneseve kosovare (ARBK). Kjo qendër kryen të gjitha shebimet e njëjta për biznese sikurse në ARBK –MTI.

Stafi ynë është i përkushtuar që të interesuarve të ju jap pergjigjen e duhur për biznesin e tyre, qoftë për regjistrim fillestar, ndryshime ne biznese ekzistuese, ç’regjistrime te bizneseve etj.

Në këtë qendër mund të njoftohëni edhe për Taksa dhe tarifa komunale për biznese, licenca të ndryshme që lëshon komuna e Pejës për biznese etj.

Për çdo gjë rreth biznesit tuaj mund te kontaktoni zyrtarët e QKB-së përmes email adresës: Qendraperbiznese@hotmail.com, ose në nr.tel: 038 200 43717, mob. 049 251 886


apo në zyrën që gjindet në ndërtesën e komunës pranë Parkut të vogël Dr.Ibrahim Rugova, (përballë Teatrit Jusuf Gërvalla), Kati i II -të, Zyra nr.2

Vizitoni web faqën zyrtare të Agjencionit për regjistrimin e bizneseve kosovare www.arbk.org

 

Qendra Komunale e Biznesit në Pejë do të jetë ç’do herë në përkrahje të biznesit tuaj.

 

 

 

                                                                                      Profili i Menaxherit i QKB-së 

                                                                                            Msc. Feim Ademaj