Funksionimi i asamblesë

Funksionimi i Kuvendit të Komunës

34.1 Kuvendi i Komunës funksionon në bazë të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, këtij Statuti dhe akteve të tjera nënligjore.

34.2 Kuvendi i Komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për:

a) Statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre

b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;

c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës;

d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;

e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;

f) zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit;

g) niveli i tarifave dhe ngarkesave;

h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të Komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;

i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;

j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;

k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës; dhe

l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.

34.3 Për marrjen e vendimeve, Kuvendi mund t’ia delegojë përgjegjësitë e tij komitetit të Kuvendit të Komunës, apo Kryetarit të Komunës. Kuvendi  mund të tërheqë delegimin në çdo kohë.

Aktet e Kuvendit të Komunës

15.1  Kuvendi i Komunës miraton akte brenda fushës së kompetencave të tij. 

15.2 Aktet e Kuvendit të Komunës vlejnë në territorin e komunës dhe janë :

a)  Statuti i Komunës;

b)  Rregullorja e punës e Kuvendit të Komunës.

c)  Rregulloret komunale;  dhe

d)  çdo akt tjetër i nevojshëm për funksionim efikas të Komunës.

15.3 Statuti i Komunës miratohet dhe mund të ndryshohet me, së paku, votim të dy të tretës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës. 

15.4 Rregullorja e punës miratohet dhe mund të ndryshohet, me votimin e

shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës. 

Kuvendi i Komunës

Neni 30

30.1 Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë i cili  zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.

30.2  Kuvendi ka 41 këshilltarë.

30.3 Mandati i çdo këshilltari të Kuvendit të Komunës verifikohet nga komisioni për verifikimin e mandateve që themelohet nga Kuvendi i Komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili këshilltar.

30.4 Të gjithë këshilltarët e Kuvendit duhet ta nënshkruajnë betimin solemn si në vijim:

“Betohem (ose deklaroj solemnisht) se do t’i kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si këshilltar i Kuvendit të komunës së Podujevës,në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë”.

30.5 Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose mandatin në pajtim me paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pushojnë së qeni anëtar.

Mandati

31.1 Mandati i këshilltarëve të Kuvendit të Komunës është katër vite.

31.2 Këshilltari i kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar:

a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij;

b) nëse ai/ajo ndërron vendbanimin ku është zgjedhur;

c) nëse këshilltari ia paraqet Kryetarit të Komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij;

d) nëse këshilltari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për gjashtë ose më shumë muaj;

e) nëse këshilltari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e Kuvendit të Komunës pa arsye;

f) nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm diskualifikon apo e konsideron të papërzgjedhshëm.

31.3 Këshilltari i Kuvendit të Komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të drejtat dhe detyrat e këshilltarëve të Kuvendit

33.1 Këshilltarët e Kuvendit të Komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të pjesëmarrjes në punimet e Kuvendit si dhe të kërkojnë informacione lidhur me çështjet komunale nga Kryetari i Komunës, apo nga kryesuesi i komitetit.

33.2 Kryetari apo kryesuesi i komitetit të cilit i është adresuar kërkesa, në afat prej 15 ditëve, duhet t’i përgjigjet me shkrim këshilltarit ose këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.

33.3 Një kopje e kërkesës dhe e përgjigjes duhet të mbetet në regjistër që mbahet nga shefi i Personelit, i cili duhet të shënoj datën e kërkesës së pranuar dhe datën e përgjigjes së dhënë;

33.4 Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në  Rregulloren e punës së Kuvendit.

33.5 Këshilltari i Kuvendit të Komunës mund të dorëzoj vërejtje me shkrim, të cilat i bashkëngjiten procesverbalit.

33.6 Këshilltari i Kuvendit të Komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të Kuvendit të Komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votoj. Ai apo ajo mund t’i propozoj kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.

33.7 Këshilltari i Kuvendit të Komunës mund të kërkoj nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngritë çështjen në Kuvendin e Komunës.

33.8 Këshilltari i Kuvendit të Komunës lejohet të mungoj nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të Kuvendit .

33.9 Kuvendi i Komunës, në pajtim me Statutin e Komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga Qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të Kuvendit për punën e tyre në Kuvendin e Komunës.

33.10 Këshilltarët e Kuvendit të Komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e Kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.

33.11 Kompensimi financiar i kryesuesit ,këshilltarëve dhe anëtarëve të komiteteve përcaktohet me vendim të veçantë të Kuvendit të Komunës, në pajtim  me aktet përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës