Lajmet

Kuvendi miratoi Rialokimin e buxhetit të Komunës për vitin 2017 | 2017-05-26

Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për Rialokimin e buxhetit të Komunës për vitin 2017

 

Vizitojeni ekspozitën, nëse dëshironi ta dini vlerën e tokës suaj | 2017-05-17

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Podujevë është hapur ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminar të tokës në Komunën tonë
 

Çerdhja publike në Podujevë merr emrin “Armela” | 2017-05-16

Me një ceremoni solemne sot u përurua zyrtarisht riemërtimi i çerdhes publike në Podujevë, e cila mori emrin “Armela”, vajzës llapjanë që u vra vitin e kaluar në një sulm kriminal në Munih të Gjermanisë
 

Njoftim për qytetarët e Komunës së Podujevës | 2017-05-12

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 17.05.2017 (e mërkurë) në sallën e Kuvendit do të mbahet ekspozita në lidhje me vlerësimin preleminar të tokës në Komunën tonë. Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare.
 

Kryetari Veliu bëri homazhe te komplekset e dëshmorëve llapjanë | 2017-05-05

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te komplekset memoriale dhe  varrezat e dëshmorëve llapjanë, të rënë në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës
 

Kuvendi miratoi raportin financiar janar-mars 2017 | 2017-05-03

 Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin financiar për periudhën janar-mars 2017, Planin e veprimit për transparencë për vitin 2017 dhe vendime të tjera me interes të përgjithshëm
 

MKRS dhe Komuna e Podujevës investojnë 700 mijë euro në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë | 2017-04-28

Në vazhdën e investimeve të shumta që po realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e të cilat për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës
 

KKSB e vlerëson të qetë gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës | 2017-04-27

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në takimin e sotëm, gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës e ka vlerësuar stabile dhe të qetë, si dhe ka shqyrtuar informatën për sigurinë në shkolla dhe masat parandaluese ndaj djegies së pyjeve
 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1558)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in