Lajmet   Aksion masiv për largimin e mbeturinave nga hapësirat publike

Aksion masiv për largimin e mbeturinave nga hapësirat publike - 12 prill 2012

Kryetari Veliu inspektoi aktivitetet e pastrimit në shkollat fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri”, si dhe aktivitetet që zhvilloheshin në Parkun e Paqes. Veliu i inkurajoi ata për këtë gjest të mirë që po e bëjnë në funksion të ruajtjes së mjedisit, pasi ambienti i pastër ndikon në ruajtjen e shëndeti
Aksioni i pastrimit masiv të ambientit i paralajmëruar në parë nga Komuna e Podujevës ka filluar sot me sukses. Ky aksion tash është bërë tradicional, i cili po mbahet çdo vit në muajin e parë të stinës së pranverës.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu në shoqërim të drejtorëve të Ekzekutivit ka vizituar disa pika të pastrimit të ambientit nga hedhurinat. Kryetari Veliu inspektoi aktivitetet e pastrimit në shkollat fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri”, si dhe aktivitetet që zhvilloheshin në Parkun e Paqes. Veliu i inkurajoi ata për këtë gjest të mirë që po e bëjnë në funksion të ruajtjes së mjedisit, pasi ambienti i pastër ndikon në ruajtjen e shëndetit.
Në këtë aksion për largimin e hedhurinave përpos kompanisë publike rajonale “Pastrimi” janë angazhuar edhe këto kompani tjera shtesë: “Vaakal”, “Keni”, “Vëllezërit Hyseni”, “Apollonia”, “Toifor”, “Konstruktori”, “EHO 04”, “Rexha”, “Jaha Company” dhe “Bini”.
Ndërkaq në grumbullimin e mbeturinave dhe futjen e tyre nëpër thasë përpos nxënësve të shkollave janë angazhuar aktivistët e Forumit Rinor të Degës së LDK-së të Podujevës, të OJQ-ve “Lidhja Rinore Blue”, “AKEA”, “Ekovizioni” dhe të rinjtë e Parlamentit Rinor të Komunës së Podujevës.
Aksioni do të vazhdoj gjithë ditën në të gjitha hapësirat publike të komunës së Podujevës, për ta bërë sa më të pastër ambientin që na rrethon.
Ky aksion mbërthen në vete edhe qëllimin e vetëdijesimit të qytetarëve që të mos hedhin bërllok në vendet e ndaluara, si dhe të ingranohen të gjithë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave në mënyrë të organizuar që e bënë kompania publike rajonale “Pastrimi”.
Të gjitha mbeturinat e grumbulluara do të dërgohen në Fabrikën e deponisë së bërllokut me pagesë që gjendet në fshatin Dumnicë dhe që menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Mirëpo për çudi drejtuesit e kësaj deponie edhe përkundër faktit se kanë qenë të njoftuar me kohë për këtë aksion masiv, ata nuk kanë qenë sot të gatshëm të përballojnë fare kapacitetet e pranimit të hedhurinave, duke kërkuar kështu ndihmë nga Komuna që të siguroj ekskavatorët për t’ia liruar hapësirat e deponisë së tyre nga bërlloku i pranuar më herët, edhe përkundër asaj se shërbimin e pranimit të bërllokut e bënë me pagesë.

RSS

Sign in