Lajmet   Me intensitet  të shtuar vazhdojnë punimet  ne rrjetin e kanalizimit  fekal si dha kanalizimit  a

Me intensitet  të shtuar vazhdojnë punimet  ne rrjetin e kanalizimit  fekal si dha kanalizimit  atmosferik - 28 tetor 2011

Në fshatin Shtedim janë duke vazhduar  punimet në rrjetin e kanalizimit fekale, problem ky shumë vjeçar për  banoret   e kësaj ane.
 
      Me intensitet  të shtuar vazhdojnë punimet  ne rrjetin e kanalizimit  fekal si dha kanalizimit  atmosferik
 
 
Në fshatin Shtedim janë duke vazhduar  punimet në rrjetin e kanalizimit fekale, problem ky shumë vjeçar për  banoret   e kësaj ane.
 
Faik Muçiqi drejtor i Drejtorisë së Shërbime Publike Mbrojtjes dhe Shpëtim tha së ky projekt ka qenë shumë i nevojshëm dhe shumë herë u diskutua dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve që të bëjmë diçka në këtë drejtim.  Jemi të kënaqur që po e realizojmë këtë projekt kapital i cili do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve dhe atëherë mundë të themi se kemi një ambient më të pastër. Qëllimi i qeverisjes Lokale është që t’ju sigurojmë shërbime më të mira  dhe t’ia përmirësojmë jetën qytetarëve, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra” tha ndër të tjera z. Muçiqi.  
 
 
Ky  është një projekt  dy vjeçar, më gjatësi prej 10.8 km. Në këtë rrjet të  kanalizimit fekale  lidhén  fshati Shtedim, Mirofc, si dhe një pjesë e Livadicës.
 
Projekti i sistemit té kanalizimit ka kushtuar rreth 184 mijë euro
Komuniteti ka financuar në projektin zbatues kurse pjesën  tjetër Komuna.
Punimet  do t’i kryej kompania “ Apollonia”
Mbikëqyrëse e  punimeve është inxhi. i dip.  Myrvete Jaha
 
 
Në kuadër  të  sistemit të kanalizimit  kanë filluar punimet  edhe në  rrjetin e  kanalizimit  atmosferik në fshatin Letanc.
 Banoret  e lagjes Sopa, pas vërshimeve çdoherë  janë përballur me dëmet të mëdha të shkaktuara nga  shirat, andaj ky projekt është më se i nevojshëm për këta banorë.
 
Mbikëqyrësi i punimeve inxhi i dip. Fatmir Uka tha se nëse vazhdohet me këtë dinamik punimet e këtij projekti  jetik për qytetaret e fshatit Letanc do té përfundojnë sipas dinamikes së paraparë”.
 Rregullimi i kanalizimit  të hapur ka gjatësinë prej 900 metra dhe shtrihet nga  Lagja Sopa deri te Lumi Llap., kurse vlera e këtij investimi kapë shifrën prej  35 mijë euro.
Punimet i kryen kompania “Bini”.

RSS

Sign in