Lajmet   Me intenzitet të shtuar po punohet për t'i zhbllokuar rrugët në Komunën e Podujevës

Me intenzitet të shtuar po punohet për t'i zhbllokuar rrugët në Komunën e Podujevës - 08 shkurt 2012

Kryetari Veliu :“Situata në përgjithësi është nën kontroll dhe ekipet mobile të QKMF-së, të Emergjencës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kompanitë kontraktuese, janë 24 orë në  shërbim të qytetarëve”

 Reshjet e borës që vazhduan për disa ditë me radhë në Komunën e Podujevës, e ka vështirësuar situatën në përgjithësi, mirëpo falë angazhimit dhe organizimit të Shtabit të krizës, situata është nën kontroll dhe qytetarëve po ju mundësohet ndihma  e nevojshme.
Reshjet e borës që sot pushuan e kanë lehtësuar punët për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nëpër qytet, si dhe hapjen e të gjitha rrugëve dytësore dhe ato rrugë që lidhen edhe fshatrat më të thella të Komunës së Podujevës.
Për t’a përcjell situatën nga  afër kryetari i Komunës Agim Veliu, me Shtabin e krizave vazhdimisht janë në teren.

Kryetari Veliu sot deri në orët e vona ka qëndruar në zonat e thella rurale ku i ka inspektuar aktivitetet për zhbllokimin e rrugëve nga bora në fshatin Kërpimeh -Pakashticë-Murgull-Zhiti-Pollatë- Bradash-Dobratin-Llapashticë.
Kryetari Veliu tha se “Situata në përgjithësi është nën kontroll dhe ekipet mobile të QKMF-së, të Emergjencës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kompanitë kontraktuese, janë 24 orë në  shërbim të qytetarëve” edhe njëherë kryetari Veliu fton qytetarët të jenë të gatshëm dhe të ndihmojnë në pastrimin e borës.

Shefi i Shërbimeve Publike Rasim Fejza tha se”Për të tejkaluar këtë situatë janë angazhuar edhe disa kompani shtesë dhe po punohet intenzivisht.
 Për të intervenuar si prioritet i kemi  pasur 25 rastet, personat që kanë qenë  në Hemodializë e pastaj kemi intervenuar ne fshatrat: Murgull-Pollatë-Zhiti-Kërpimeh-Llapashticë-Metehi-Dobratin-Gllamnik-Dumosh-Sfeqël-Majanc-Balloc-Terrnavë-Livadicë një pjesë e fshatit Peran, tek ujësjellësi në fshatin Shajkoc etj. Kurse për nesër mbetet  te intervenohet ne rrugët tretësore  ku besoj që do të arrihet mbi  90  % të zhbllokohen rrugët, Tha z. Fejza.
 Ne koordinim me Shtabin e krizës janë të mobilizuara edhe ekipet emergjente dhe ato shëndetësore dhe janë duke ofruar shërbime sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
Shumë kompani   që veprojnë në Komunën e Podujevës.  janë të angazhuara për pastrim e rrugëve, por megjithatë lëvizja është e vështirësuar, si për automjete ashtu edhe për këmbësor.
 


RSS

Sign in