Lajmet   Në komunën e Podujevës u mbajtën garat e recitatorëve

Në komunën e Podujevës u mbajtën garat e recitatorëve - 30 mars 2012

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini  dhe Sport, sot  në Kino-Sallën e Qytetit  u mbajtën garat tashmë tradicionale të recitatorëve të rinj të shkollave fillore të komunës sonë . Në këtë garë morën pjesë 23 finalistë
 
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini  dhe Sport, sot  në Kino-Sallën e Qytetit  u mbajtën garat tashmë tradicionale të recitatorëve të rinj të shkollave fillore të komunës sonë . Në këtë garë morën pjesë 23 finalistë.
Edhe përkundër faktit se ishte e vështirë të zgjidhen më të mirët pasi që të gjithë konkurruesit e të gjitha shkollave kishin përgatitur recitimet e tyre në nivelin më të lartë gjë që edhe për  komisionin ishte vështirë të vendoste për 3 vendet e para.
 
Juria vlerësuese në përbërje  nga: Mehmet Zeneli, Sanije Hasani, Agron Gërguri u përcaktuar për  këta  kandidat:
Vendin e parë  Egzona Krasniqi Shkolla  “Drita” Majac
Vendin e dytë  Blerta Visoka Shkolla “Xheladin Rekaliu” Podujevë
Vendin e tretë  Ariana Berisha shkolla “Fahriu e Fazliu” Lluzhan
Vendin e tretë  Diana Ferati shkolla “ Naim Frashëri” Podujevë
 
Drejtori i DKRS Nexhmi Balaj  në fund të kësaj gare, të gjithë finalistët i shpërbleu me Mirënjohje, me nga një libër, si  dhe u shtrua një koktej rasti.

RSS

Sign in