Lajmet   U certifikua grupi i Podujevës për trajnimet në hartimin e PVLM-së

U certifikua grupi i Podujevës për trajnimet në hartimin e PVLM-së - 20 tetor 2011

Koordinatori i REC-ut për Podujevën Valmir Mustafa u nda i kënaqur me tërë këtë proces të trajnimit, duke thënë se pjesëmarrësit llapjanë kanë shprehur një interesim të madh në këtë trajnim
Qendra Rajonale për Mjedis për Evropën Qendrore dhe Lindore- Zyra në Kosovë (REC) po organizon trajnime në Durrës të Shqipërisë për hartimin e Planeve Lokale për Veprim në Mjedis (PVLM). Në këtë aktivitet janë të përfshira 10 komuna të Kosovës, ndër të cilat edhe Komuna e Podujevës.
Këto ditë një grup i përbërë prej 20 vetash me vendim të Kryetarit të Komunës z. Agim Veliu kanë udhëtuar në Durrës së bashku me grupin e Mitrovicës të cilët kanë kryer trajnimet dhe janë certifikuar.
Rizah Muçolli, zyrtar për Ambient dhe koordinator për hartimin e PVLM-së, po ashtu edhe prijës i grupit të Komunës tha se trajnimi në Durrës ka shkuar mjaftë mirë, ku kemi arritur të krijojmë njohuri në lidhje me procesin dhe mënyrën e hartimit të Planit Lokal për Veprim në Mjedis. “Në grupin tonë kanë qenë të përfshirë zyrtarë nga fusha e mjedisit, inspektori i mjedisit, zyrtarë të bujqësisë e pylltarisë, zyrtari për informim, për integrime e evropiane, për të drejtat e njeriut, një profesor i ambientit, përfaqësuesi i OJQ-së ambientaliste “Ekovozioni” dhe drejtori i kompanisë publike “Pastrimi”, dega në Podujevë”, ka shtuar Muçolli.
Koordinatori i REC-ut për Podujevën Valmir Mustafa po ashtu u nda i kënaqur me tërë këtë proces të trajnimit, duke thënë se pjesëmarrësit llapjanë kanë shprehur një interesim të madh në këtë trajnim, duke i falënderuar po ashtu edhe ligjëruesit Zeqir Veselaj, Eduart Cani, Ardita Zekiri, Mihalaq Qirio, si dhe përfaqësuesja e Komunës së Pejës, e cila prezantoi në praktikë përvojat e tyre gjatë procesit të hartimit të PVLM-së së tyre.
Financues i këtij projekti mjedisor është organizata “Sida”.
















RSS

Sign in