Ekonomia

Ndërmarrja e veprimeve konkrete për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme, në veçanti ato që gjenerojnë punësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në Komunën e Podujevës, do të mundësohet me:
• Hartimin e Strategjisë së zhvillimit ekonomik;
• Rregullimin e infrastrukturës ligjore;
• Rregullimin e infrastrukturës;
• Korrigjimin e taksave dhe tarifave ;
• Përkrahjen e zejeve të vjetra që kanë ekzistuar
• Krijimin e lehtësive për regjistrimin e bizneseve të reja.
• Formimin e Qendrës komunale për regjistrimin e bizneseve.
• Formimin e Grupit këshillëdhënës për zhvillim ekonomik
• Caktimin e zonave ekonomike
• Funksionalizimin e plotë të shërbimit “One-stop-shop” në Komunë

Komuna do të  angazhohet në krijimin e ekonomisë së lirë të tregut, e cila ekonomi do të mundësojë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në treg.
Si dhe në krijimin e mundësive më të mira për hapje të bizneseve të reja, të vogla dhe të mesme të cilat do të bazohen në iniciativën e kapitalit privat.