Arsimi


Lista e drejtorëve të shkollave të Komunës së Podujevës xls

Komuna e Podujevës ka gjithsej 23.850 nxënës në të gjitha nivelet e arsimit, të ndara në 36 SHFMU ( shkolla fillore të mesme e të ulëta) , 3 SHML (shkolla të mesme të larta) dhe 1 Çerdhe për fëmijë me gjithsej 1463 të punësuar.
Ligji për arsimin në komunat e Republikës të Kosovës parasheh decentralizim të theksuar, i cili Nivelit qendror i merr kompetenca të caktuara dhe i bartë në Nivelin lokal – në komuna (dhe më tej deri në shkollë). Ky decentralizim do të sjellë rezultate të mira dhe kompetencat e bartura do të ushtrohen me sukses në mënyrë që arsimi i komunës të përfitojë nga ky proces. Qeverisja komunale në fushën e arsimit do të jetë në linjë të fuqizimit të rolit të shkollave dhe të komuniteteve në qeverisjen efikase të institucioneve arsimore.
Ky program katërvjeçar në fushën e arsimit përbëhet nga 5 shtylla kryesore.
1.Sigurimi dhe ngritja e cilësisë në arsim:
(ri)ndërtimi dhe meremetimi i objekteve shkollore dhe objekteve ndihmëse,
pajisja e shkollave me inventar shkollor, me mjete mësimore,
kompjuterizimi dhe digjitalizimi i shkollave,
ngritja e strukturës kualifikuese të kuadrit mësimdhënës,
ngritja profesionale dhe menaxhuese e personelit,
funksionalizimi i shërbimeve profesionale në shkolla,
sigurimi i një ambienti më të shëndoshë në shkolla,
arsimi joformal informal dhe me nevoja te veçanta,
2.Gjithëpërfshirja dhe qasja e barabartë në arsim Synohet rritja graduale e numrit të përfshirjes aktive të fëmijëve-nxënësve në institucionet e arsimit të detyrueshëm , e sidomos në arsimin parashkollor.
3. Autonomia e shkollës
Synohet rritja graduale e autonomisë së shkollës përmes marrjes së kompetencave të reja nga Niveli qendror në atë lokal dhe nga ai lokal në shkolla; rritja e mundësive për vendimmarrje në shkolla dhe përgatitja e stafit lokal dhe të shkollës për ushtrimin me sukses të këtyre kompetencave konform ligjit.
4.Ristrukturimi, riorganizimi i rrjetit të shkollave
Synohet ngritja e institucioneve të reja arsimore, për nivelin parashkollor në qytet e fshatra, ndarja fizike e administrative e niveleve të arsimit të detyrueshëm: shkolla të veçanta për nivelin fillor dhe nivelin e mesëm të ulët dhe ndërtimi i një objekti shkollor për nivelin e arsimit të mesëm të lartë me qëllim të profilizimit të tij.
 Financimi:
Synohet ngritje e vazhdueshme e buxhetit, sidomos në sferën e investimeve dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore, por duhet siguruar edhe buxhet nga donatorë të jashtëm dhe nga burime të tjera). Njëkohësisht synohet sigurimi i skemave stimulative të financimit te nxënësve dhe studentëve.