Shëndetësia

Në Komunën e Podujevës ekziston një shtrirje optimale e QMF dhe AMF-ve  për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Angazhimet do të fokusohen në ngritjen profesionale të kuadrit mjekësor (ndarja e specializimeve për mjekë dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional për stafin e lartë dhe të  mesëm mjekësor).
Përparësi do t’i jepet specializimit të stafit mjekësor i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në lehtësimin e implementimit të mjekësisë familjare që është edhe Strategjia kombëtare për shërbimin parësor shëndetësor.

Objektivat do të jenë:
• Funksionalizimi i plotë i tri qendrave të mëdha në terren: 
• puna me dy ndërrime,
• laboratori për analiza bazike,
• shërbimi stomatologjik,
• pajisja me aparaturë bashkëkohore mjekësore e të gjitha qendrave të mjekësisë familjare,
• shërbimi emergjent mobil;
• programe të vazhdueshme edukuese për shëndetin;
• zonimi i pacientëve në kuadër të implementimit të mjekësisë familjare;
• qendra e hemodializës, si njësi satelite e QKUK-së