Shërbimet Publike

Komuna do të angazhohet fuqishëm në rritjen e cilësisë dhe të efikasitetit të shërbimeve komunale për qytetarët, përmes:
• shërbimeve cilësore në furnizimin me ujë;
• kompletimit të rrjetit të kanalizimit për të evituar ndotjen e ujërave nëntokësore;
• Shërbimeve më të mira të transportit publik;
• shërbimeve më të shpejta përmes procesit të digjitalizimit të të dhënave të gjendjes civile;
• instalimit dhe mirëmbajtjes të ndriçimit publik;
• mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve;
• transparencës së aktiviteteve komunale;
• Menaxhimit efikas të situatave emergjente;
• Trajnimit të vazhdueshëm të administratës komunale;
• Kontrollit dhe monitorimit të të gjitha aktiviteteve që janë kompetencë e Komunës(hapësirat publike, taksitë, gjuetia, peshkimi, objektet hoteliere, etj.);
• Futja e Teknologjisë Informative në funksion të shërbimeve komunale cilësore dhe efikase për qytetarët, përmes:
- Sigurimit të pajisjeve dhe programeve bashkëkohore kompjuterike,
- Digjitalizimit të Administratës Civile,
- Trajnimit të vazhdueshëm të personelit për përdorim të TI.