Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, gjatë kësaj jave në bashkëpunim me inspektorët e Agjencionit Pyjor të Kosovës ka filluar një operacion për largimin dhe konfiskimin e lëndëve djegëse- druve në hapësirat publike, në trotuare në rrugë si dhe në pika të grumbullimit, ku shitësit apo tregtaret nuk posedojnë leje nga organet përkatëse për tregtim dhe për prerjen e tyre. Këtij aksioni i ka paraprirë një marrëveshje bashkëpunimi midis udhëheqjes së drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës dhe udhëheqjes së Agjencionit Pyjor të Kosovës.
më shumë...