
Edon Myftari
Edon.Myftari@rks-gov.net
Drejtoria e Administratës, bazuar në ligjet që janë në fuqi: Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për zgjedhjet lokale, Ligji mbi shërbimin civil, Ligji mbi librat amzë, Ligji për prokurimin publik, Statutin e Komunës, rregulloret komunale, urdhëresat dhe udhëzimet, është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për administratën komunale dhe për ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
Shërbimet e përgjithshme administrative përfshijnë:
• Shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Kuvendit dhe të ekzekutivit, siç janë: të gjitha punët rreth përgatitjes së materialeve të mbledhjeve të Kuvendit, të komiteteve dhe të Këshillit të Drejtorëve, duke filluar nga përpilimi i ftesës dhe i vendimeve të cilat dalin nga mbledhjet, lekturimin dhe përkthimin e materialeve në gjuhët zyrtare;
• Shërbimet administrative lidhur me prokurimin – procedurat e prokurës, bazuar në Ligjin mbi prokurimin;
• Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj.;
• Regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e Komunës;
• Bazuar në Udhëzimin administrativ të MAPL–së, shërbimet janë: komunikimi korrekt me qytetarë, vënia e kërkesave në dispozicion të qytetarëve, t’i këshillojë dhe t’u japë ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave, regjistrimi i të gjitha kërkesave të palëve, raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj, arkivimi i lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e saj;
• Kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
• Mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informatike etj.
Në shërbimet administrative që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për qytetarë, bëjnë pjesë:
• Shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve, të regjistrimit të: të lindurve, të kurorëzuarve, të vdekurve dhe lëshimin e certifikatave që dëshmojnë gjendjen civile të qytetarit, duke përfshirë edhe certifikatën e vendbanimit, si dhe ndërrimin e emrit personal;
• Vërtetimin e dokumenteve në bazë të dokumenteve origjinale;
• Të gjitha punët tjera në bazë të kompetencave të deleguara nga pushteti qendror.
Në ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarë kryhen edhe punët që kanë të bëjnë me organizimin e qytetarëve në lagje, fshatra, zyra të vendit dhe në bashkësi lokale.