Shtyp faturën e tatimit në pronë


Përdorimi i këtij shërbimi elektronik, ju mundëson tatimpaguesëve të kursejnë kohë dhe kosto dhe po ashtu, mund ta përcjellin gjendjen në çdo kohë. Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.

Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: numri personal, emri dhe mbiemri.

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb faqen zyrtare të Tatimit në Pronë: https://fatura.tatimineprone-rks.org/


G.jpg  Si të paguaj online?

 




SQARIM

Shërbimi ofrohet pa pagesë nga Departamenti i Tatimit në Pronë / Ministria e Financave e Kosovës. Për t’a marrë faturën tuaj, ju duhet të shënoni në fushat përkatëse: numrin personal, emrin, mbiemrin dhe tekstin e sigurisë. Shërbimi në fjalë NUK mund të merret nëse nuk e keni të regjistruar numrin personal, emrin dhe mbiemrin në REGJISTRIN e tatimit në pronë. Po ashtu, ky shërbim nuk mund të merret nëse nuk keni plotësuar ndonjërën nga fushat ose plotësimi i tyre është bërë në mënyrë të gabuar. Në të gjitha rastet kur kërkimi dështon, apo ju paraqitet ndonjë faturë që nuk është e juaja, si dhe dyshoni se fatura ka gabime në të dhëna, ju duhet të vizitoni zyrën e tatimit në pronë në komunën tuaj në mënyrë që të verifikoni numrin personal dhe të dhënat tjera.