Drejtoria e Bujqësisë

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, objekti i vjetër i Komunës, rr. “UÇK”, 61
Drejtor i Drejtorisë: Ferat Makolli


Data e lindjes: 8 nëntor 1958
Statusi martesor: i martuar

Eksperienca: Studimet universitare i ka përfunduar në vitin 1987, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Dega e Stomatologjisë.
Në vitin 2006, është specializuar në protetikën stomatologjike. Është anëtar i Shoqatës Evropiane të Specialistëve të Protetikës.
Gjatë periudhës 1987 – 1996, ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ndërsa nga viti 1996 deri më 2015 punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë.


E-mail: ferat.makolli@rks-gov.net
Tel: 038 230 900, lok. 1198

Orari i punës:
8:00 - 16:00.
Puna me palë: çdo ditë, gjatë orarit të punës.



Drejtoria e Bujqësisë

Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;

Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë  realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;

Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;

Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;

Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;

Mban  evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;

Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me  ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi; 

Ofron repromaterial për mbjellje për bujqit, në mënyrë që t’iu mundësojë atyre të rifillojnë punën përmes bankave komerciale, të hulumtojnë format e kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimtarisë blegtorale;

Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ - të që përkrahin aktivitetet bujqësore;

Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë; 

Koordinon dhe mbikëqyrë  aktivitetet e gjuetisë;

Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen  e  donatorëve dhe investitorëve;

Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;

Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me  ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.



Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Bujqësisë ,është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori për Bujqësi.