Drejtoria e Pronës

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i ri i Komunës, Lagjja Arbëria
Drejtor i Drejtorisë: Dren Kukaj
Dren-Kukaj-(1).jpg

Data e lindjes: 13 janar 1988
Statusi martesor: i pamartuar
 
Eksperienca: është jurist i diplomuar që ka bërë studimet bazë ne Maqedoni, duke i vazhduar studimet postdiplomike në Holandë dhe Finlandë në fushën e së drejtës ekonomike ndërkombëtare dhe të së drejtës së pronësisë intelektuale. Ka përvojë pune në sektorin financiar në Kosovë. Para se ta pranojë pozitën aktuale, për më shumë se një vit i ka ndihmuar me këshilla ligjore Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Dreni është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 
 
E-mail: dren.kukaj@rks-gov.net
 
Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00.
Pranimi i palëve: çdo ditë në orar të punës.

 
Drejtoria e Pronës
 
Menaxhon me pronën në pronësi komunale;
 
Mban shënime për tokën dhe objektet në pronësi të Komunës;
 
Zhvillon procedurën e shpronësimit të tokës në pronësi private dhe  shoqërore  për ngastrat e planifikuara për interes publik sipas planeve urbanistike të Komunës;
 
Përgatitë  vendimet e shpronësimit për personat fizikë dhe juridikë;
 
Arrin marrëveshje dhe nënshkruan kontrata me anë të së cilave siguron tokën e nevojshme për realizimin e interesit publik;
 
Nxjerr vendime për regjistrimin e të drejtës së pronësisë në emër të Komunës, në paluejtshmëritë e mbetura pa pronar.
 
Trajton dhe zhvillon procedurën administrative për uzurpimet arbitrare të tokës në pronësi të Komunës; 
 
Nxjerr vendimet për  lirimin e pronës komunale të uzurpuar arbitrarisht;
 
Shqyrton dhe vendos për kërkesat e personave fizikë dhe juridikë në procedurë administrative, për rregullimin e marrëdhënieve pronësore – juridikë lidhur me pronën komunale;
 
Zhvillon procedurat administrative, sipas detyrës zyrtare për ruajtjen e pronës komunale dhe interesit tjetër komunal;
 
Bën identifikimin dhe matjet gjeodezike në bazë të kërkesës së drejtorive për realizimin e projekteve komunale;
 
Përpunon konkluzionet pas plotfuqishmërisë së vendimit në procedurë administrative dhe pronësore - juridike;
 
Përgatitë inicimin e procedurës për kallëzim penal, së bashku me përfaqësuesin juridik të Komunës, lidhur me uzurpimet arbitrare të pronës komunale;
 
Harton materialin e nevojshëm për Këshillin e drejtorëve, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për Kuvendin e Komunës;
 
Përcjellë vendimet që kanë të bëjnë me shpronësimet për publikim në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës;
 
Thërret dhe njofton palët e interesit për nxjerrjen e vendimit të shpronësimit;
 
Bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë e linjës, për të dhënat  gjeodezike dhe ato pronësore;
 
Bën identifikimin, klasifikimin dhe vlerësimin e pronës së paluajtshme;
 
Koordinon punën me drejtorinë kompetente për punët e ndërtimit dhe të kadastrit, në aspektin e lejeve të ndërtimit dhe të dhënave kadastrale;
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Pronës ,është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Pronës;
2. Sektori për Pronësim, Shpronësim dhe Këmbime.