Drejtoria e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i vjetër i Komunës
Drejtor i Drejtorisë: Genc Bashota
Genc-Bashota.JPG 

Data e lindjes: 14 04 1965
Statusi martesor: i martuar

Eksperienca: Genc Bashota është i lindur në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Zagrebit në lëminë e “Analizës Ekonomike dhe Planifikimit”. Ka punuar si ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Vazhdon të punojë si ligjërues në Universitetin AAB në lëndët Makroekonomi. Ka përvojë edhe në biznesin privat si dhe ka qenë i përfshirë në menaxhimin e disa projekteve sidomos në fushën e investimeve në industri përpunuese dhe bujqësi, si dhe në transferimin e teknologjive të huaja.

E-mail: genc.bashota@rks-gov.net
Tel: 038/230-900 lok 11 55 / 038 225 458

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: E enjte nga 14:00-16:00



Drejtoria e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm 

Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjell dhe studion zhvillimin hapësinor brenda territorit të komunës (sipas metodologjisë bashkëkohore);

Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban dhe planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;

Ofron sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre;

Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij;

Bashkëpunon me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe të komunës për hartimin e planeve hapësinore; 

Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës;

Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane;

Harton programe, detyra projektuese, me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistko - arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;

Koordinon dhe menaxhon mbledhjen e informatave për GIS nga organizatat dhe drejtoritë tjera të Komunës;

Koordinon dhe menaxhon punët me institucionet e Kuvendit të Komunës lidhur me mbajtjen e evidencës për emërtimin e rrugëve;

Në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit vendos për dhënien e lejeve të transportit për transportuesit jopublik;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.


Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm,  është e organizuar në këta sektorë:

1. Sektori për Planifikim Strategjik;
2. Sektori për Zhvillim të Qëndrueshëm;
3. Sektori i Sporteve;
4. Sektori i Mjedisit dhe Efiçiencës.