Drejtoria e Financave

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i vjetër i Komunës
Drejtor i Drejtorisë: Ismail Kokaj
Ismail-Kokaj.JPG


Data e lindjes: 11 Mars 1974
Statusi martesor: i martuar

Eksperienca: Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë pranë Universitetit të Prishtinës. Ka përvojë të gjatë në fushën financiare dhe menaxheriale, ku edhe është Këshilltar i lartë për Tax-a në Grant Thornton në Prishtinë që nga viti 2011 e njohur në shumë vende të Evropës dhe të botës.
Z. Kokaj gjatë periudhës kohore 1995-2000 në Zvicër ka asistuar si punëtor social në Komunën Pfyne, Frauenfeld. Aktiviteti kryesor ka qenë përkthimi, sistemimi i azilkërkuesve refugjatë nga Ish-Jugosllavija në atë komunë. Gjatë vitit 2004-2005 ka punuar në Raiffeisen Bank si Zyrtar për Marrëdhënie me klientin. Nga viti 2006-2011 ka punuar në KEP si Zyrtar Financiar dhe u.d. në administratë.

E-mail: ismail.kokaj@rks-gov.net
Tel: 038 226 416

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: E martë – E enjte (sipas nevojës)


 
Drejtoria e Financave 

Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe në Kuvendin e Komunës;
 
Harton  planin dinamik të realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë;
 
Planifikon pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme;
 
Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
 
Mbikëqyrë  procedurat dhe shpenzimet e mjeteve buxhetore;
 
Pranoni raportet mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e prokurimit;
 
Përgatitë raportet buxhetore, sipas nevojës dhe kërkesës, në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
 
Harton projekt rregulloret komunale për çështje financiare;
 
Udhëheq me çështje financiare;
 
Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
 
Është përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
 
Përgatitë procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
 
Planifikon dhe përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale;
 
Evidenton dhe mban regjistrin e pasurisë së Komunës;
 
Mban evidencën e të gjitha të hyrave vetanake buxhetore të Komunës;
 
Përgatitë planin unik vjetor të punës dhe mbikëqyrë realizimin  e tij;
 
Mbikëqyrë shfrytëzimin-realizimin e buxhetit përmes  programit “Free balanc”;
 
Koordinon punët dhe zhvillon bashkëpunimin me sektorët tjerë të Drejtorisë, sipas dinamikës për harxhimin e buxhetit në bazë te rrjedhës së parasë. 
 
Kontrollon dhe mbikëqyrë punët certifikueseve dhe bën miratimin e tyre sipas fondit, kodit dhe kategorive ekonomike. 
 
Planifikon dhe mban evidencën e të hyrave vetanake të tatimit në pronat e paluajtshme;
 
Përgatitë faturimin e borxhit(tatimit) për të gjitha pronat e paluajtshme; 
 
Angazhohet dhe siguron shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë;
 
Bën shpërndarjen e vërejtjeve për tatimpagues borxhlinj;
 
Verifikon dhe ri anketon të dhënat në sistem me gjendjen ekzistuese në terren;
 
Koordinon  punën e operatorëve të futjes së të dhënave në sistem;
 
Shqyrton  ankesat e tatimit në pronë nga bordi komunal;
 
Në bashkëpunim me Zyrën ligjore, harton propozim rregulloren për tatimin në pronë të paluajtshme;
 
Koordinon punën me  Departamentin e tatimit në pronë të Ministrisë së Financave;
 
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
  
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Financave, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori për Buxhet dhe Financa;
2. Sektori i Tatimit në Pronë.